MIRDITË- Në fshatin Blinisht, në vendin e quajtur "Përroi i Seftes", në një ambient të hapur, janë gjetur bimë kanabis, ku si rezultat u arrestuan 2 persona, 49-vjeçari Bardhok Lleshi dhe 20-vjeçari Armando Lleshi, babë  e bir.

Bimët e kanabisit të gjetura u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.