Mirditë, komunat japin garanci
për mbrojtjen e pyjeve

Mirditë, komunat japin garanci <br />për mbrojtjen e pyjeve
MIRDITE - Kalimi i njësive pyjore për përdorim tek përdoruesi tradicional është një garanci e shtuar për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e tyre. Duke e konsideruar si pjesë e rëndësishme e ekonomisë familjare dhe me interes publik, Rrok Radaqi nga komuna Kthellë e Mirditës është i vetëdijshëm mbi rëndësinë që ka për të mbrojtur 4 hektarët me pyje, që tashmë i kanë kaluar në përdorim nga kjo njësi vendore.

Vendimi i qeverisë për të kaluar pyjet në pronësi të njësive vendore dhe dhënien e tyre në përdorim, familjeve të zonës, është pritur me interes nga banorët, por ndërkohë, për kreun e komunës Kthellë, Pren Lekgegaj, krijon lehtësi për administrimin e tyre. Lekgegaj shprehet se me të njëjtën mënyrë duhet vepruar edhe për pyjet që janë pronë shtetërore, pasi pikërisht në këto zona janë edhe dëmet më të mëdha.

Mënyra e përdorur nga komuna Kthellë për transferimin e pyjeve tek privati ka tërhequr vëmendjen e organizatës ndërkombëtare të shkencëtarëve të pyjeve, të cilët kanë vlerësuar pozitivisht një nismë të tillë që sigurisht tejkalon edhe pritshmëritë e tyre.

Komuna Kthellë ka në administrimin e saj 6 200 hektarë me pyje dhe me një interes të madh të banorëve për t’i kaluar ato në përdorim. Kjo mënyrë ka bërë që të minimizohen ndjeshëm dëmet dhe të ketë rigjenerim të tyrin.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë