I dehur godet për vdekje me makinë bashkëfshatarin, kishin konflikte prej 1 viti! Arrestohet 60-vjeçari në Mirditë

MIRDITË- Një 68-vjeçar është goditur me makinë, ngjarje e cila dyshohet se është bërë me qëllim, e për pasojë ka ndërruar jetë. Një 68-vjeçar humbi jeten, pasi dyshohet se u përplas qëllimisht nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në fshatin Bungaj të Mirditës, ndërsa viktima është shtetasi Mark Gjeta  68-vjeç banues në Bungaj.

 Ai u përplas nga një automjet tip "Benz" që drejtehej nga një bashkëfshatar i tij, shtetasti Mhill Gega 60-vjeç. Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 68-vjeçarin Mark Gjeta, ndërsa policia shoqëroi në komisariat autorin e ngjarjes.

Sipas burimeve dy bashkëfshataret fillimisht janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe më pas Mhill Gega i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur ka marrë makinen dhe ka goditur për vdekje Mark Gjeta. Konfliktet mes autorit dhe viktimës ishin të vazhdueshme prej një viti.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin e qëllimshem dhe ai pritet të merret në pyetje nga grupi hetimor për sqaruar më teper detaje mbi rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Rrëshenit ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore.

“Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M.G.,60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip "Benz " shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.  Nga sherbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M.G., dhe  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit do marrin pagat e prapambetura brenda vitit, 83 mln lekë efekti financiar! Pr/ligji në Kuvend

Ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit do marrin pagat e prapambetura brenda vitit, 83 mln lekë efekti financiar! Pr/ligji në Kuvend