Pas rreth dy muajsh protesta për paga më të larta dhe kushte më të mira punë, minatorët e Spaçit në Mirditë kanë mbyllur organizimin sindikalist pa arritur te zgjidhin problemet e tyre.

Përmes një tubimi të zhvilluar në hyrje të rrugës së Spaçit, ata njoftuan se tashmë do t’i hapin rrugë ndjekjes së çështjes së tyre në mënyrë ligjore.

Minatorët u shprehën të vendosur se do ta vijojnë betejën deri në plotësimin e 10 kërkesave që i janë dorëzuar kompanisë turke “Tete Albania”.

Tubimi u mbështet edhe nga deputetë të Partisë Demokratike dhe kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi.

Pas mbylljes zyrtare të grevës, një përfaqësi e minatorëve, të ndërmjetësuar nga kryebashkiaku kanë nisur negociatat me kompaninë “Tete Albania” për rikthimin në punë të minatorëve te larguar nga puna dhe më pas për plotësimin e kërkesave të tyre.