-
Braçe flet për minatorët e Spaçit në Kuvend: Ministrja atribuoi ligjin për mbrojtjen juridike të investitorëve, por punëtorëve…
Deputeti i PS, Erion Braçe, ka folur në parlament për minatorët e Spaçit. Braçe theksoi se të gjithë punonjësit në sektorin minerar meritojnë mbrojtje juridike.“Gjëja të them dëgjova pak më herët ministrin që foli dhe i atribuoi këtij ligji edhe r
4 Dhjetor, 20:39 -
Nga arti te solidariteti/ 'Zëri i Trashëgimisë 2025' koncerti në Londër me artistë nga Diaspora që do të përkrahë financiarisht fëmijët e minatorëve të rënë në Bulqizë
Koncerti do të jetë një udhëtim artistik që sjell muzikën tradicionale, poezinë, artizanatin, tregimet e diasporës dhe performanca të artistëve të njohur. “Zëri i Trashëgimisë” synon të ndërtojë gjithashtu një urë mes brezave të shqiptarëve kudo në botë
29 Nëntor, 12:59 -
Mirditë/ Pas 2 muajsh mbyllet greva e minatorëve të Spaçit, nisin negociatat për rikthimin në punë e plotësimin e 10 kërkesave të tyre
Me grevë nuk arritën të zgjidhnin asgjë, perkundrazi disa prej tyre u pushuan nga puna. Sot minatorët e Spaçit njoftuan mbylljen e greves dhe kanë nisur negociatat me kompaninë turke për të zgjidhur problemet e tyre ne rruge ligjore.
27 Nëntor, 15:25 -
Minatorët e Spaç, Ibrahimaj: Duhet të ndalojë greva që të inspektojmë galerinë! Deputetët e PS-PD numërojnë shkeljet e kompanisë turke
Deputetët e PS dhe të PD i kërkuan ministres së Ekonomisë që të marrë masa ndaj kompanisë turke që operon në minierën e Spaçit. Në vend të minatorëve, këtë herë ishin deputetët që listuan shkeljet e Kodit të Punës nga kompania, nga pagesat e ulëta deri tek diskriminimi me paga mes punëtorëve turq dhe atyre shqiptarë.
18 Nëntor, 17:17 -
Minatorët e Spaçit: Na hoqën nga puna si te ishim terroristë! Kuvendi merr rolin e ‘avokatit’: Kompania të detyrohet të respektojë ligjin
Prej 13 tetorit 2025 minatorët protestojnë për kushte të drejta pune, paga të denja, kontrata kolektive dhe njohjen zyrtare të sindikatës së tyre. Ndërsa vetë kompania turke “Tete Albania” ka deklaruar se sindikata është e paligjshme dhe ka paralajmëruar minatorët që po protestojnë se mund të mbeten pa rroga në fund të muajit.
13 Nëntor, 20:10 -
Minatorët e Spaçit prej 4 javësh në protestë, Braçe i revoltuar: Pronari turk pasi i shfrytëzoi, tani po i poshtëron! Po bën para nga një pasuri shqiptare
Në një postim në Facebook, Braçe thotë se do t’i kërkoj sot Komisionit të Ekonomisë, seancë urgjente dëgjimore me punëtorët, minatorët e Spaçit në Mirditë
5 Nëntor, 10:12 -
Mirditë/ Minatorët e Spaçit prej 27 ditësh në protestë! Kompania hakmerret, largon nga puna 40 punonjës! Na kanë shkaktuar dëm të madh ekonomik
Pavarësisht kushteve atmosferike edhe mëngjesin e kësaj të marte punonjësit janë mbledhur në hyrjen kryesore të minierës, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
4 Nëntor, 10:06 -
-
Minatorët e Spaçit zhvendosin protestën para Kuvendit, PD u premton 'statusin'. Muçi i ‘Lëvizjes Bashkë’: Ishit 8 vjet në pushtet
Prej 3-javësh në protestë për të drejtat e tyre, minatorët e Spaçit, këtë të enjte kërkuan drejtësi para Parlamentit. Deputetë të PD dhe PS, iu bashkuan atyre në protestë duke premtuar se do të angazhohen për zgjidhje me kompaninë Turke që shfrytëzon burimin e bakrit. Diskutime për statusin e minatorit pati edhe në Kuvend
30 Tetor, 16:08 -
Mirditë/ Protesta e minatorëve të Spaçit, kompania koncesionare ‘TETE Albania’: Duhet të rikthehen menjëherë në punë! Po shkelin kontratat
Përmes një njoftimi për mediat, TETE Albania e ka konsideruar protestën e minatorëve si të jashtëligjshme, pasi sipas tyre punonjësit kanë shkelur kontratat individuale të punës dhe legjislacionin në fuqi.
28 Tetor, 20:52 -
Mirditë/ Minatorët e Spaçit prej 17 ditësh në protestë! Ende asnjë reagim nga kompania! Të enjten mblidhen para parlamentit dhe ministrisë së Ekonomisë
Minatorët e Spaçit janë të vendosur të mos tërhiqen dhe të vazhdojnë grevën deri në marrjen e një përgjigjeje, duke paralajmëruar përshkallëzim të mundshëm të protestës nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
28 Tetor, 08:42 -
Protesta e minatorëve të Spaç, Jorida Tabaku: Dera e Komisionit për të Drejtat e Njeriut është e hapur! Ejani të diskutojmë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe njëkohësisht kryetare e Komisionit e Medias dhe të Drejtave të Njeriut, ka treguar hapur mbështetjen e saj dhe të Partisë Demokratike për minatorët e Spaçit, të cilët prej 14 ditësh kanë bojkotuar punën dhe protestojnë për kushte të mira
22 Tetor, 13:14 -
Ndërmjetësimi me ministrinë e Ekonomisë nuk dha rezultate, minatorët e Spaçit dalin sërish në protestë! Dita e 14-të e bojkotit të punës (VIDEO)
Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut, ata janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit në hyrje të kompanisë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
22 Tetor, 09:19 -
Protesta e minatorëve në Spaç, dialogu me kompaninë i ndërmjetësuar nga ministria e Ekonomisë nuk ka rezultat
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) bëri me dije se kërkesa e saj kryesore ishte rikthimi në punë i 17 minatorëve të larguar padrejtësisht dhe nisja e negociatave brenda 10 deri në 15 ditësh për plotësimin e kërkesave të tjera të punëtorëve.
21 Tetor, 22:40 -
Protesta e minatorëve të Spaçit në Mirditë, Kompania: Është e paligjshme, duhet të rikthehen menjëherë në punë
Në një deklaratë për shtyp, kompania thekson se që prej themelimit ka ushtruar aktivitetin “në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret e Republikës së Shqipërisë, duke respektuar të drejtat e punonjësve dhe të gjitha proceset ligjore që burojnë prej tyre”.
21 Tetor, 07:45 -
Minatorët e Spaçit vijojnë protestën, kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta (VIDEO)
Që prej orëve të para të mëngjesit minatorët janë mbledhur në hyrjen kryesore të kompanisë, duke kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre për kushte më të mira pune, paga më të larta dhe nënshkrimin e kontratës kolektive me sindikatën e krijuar prej tyre.
15 Tetor, 12:23 -
Vijon protesta e minatorëve në Spaç, 10 të vënë nën hetim! Akuzohen për kundërshtim të policisë dhe bllokim të qarkullimit (VIDEO)
Që prej orëve të para të mëngjesit, ata janë mbledhur te hyrja kryesore e minierës, duke kërkuar uljen në bisedime me përfaqësuesit e kompanisë turke “Tete Albania” dhe plotësimin e kërkesave të tyre. Deri më tani, palët nuk kanë arritur një marrëveshje.
14 Tetor, 12:18 -
-
Protesta e minatorëve në Spaç, Erion Braçe denoncon policinë: Kush jeni ju, që dhunoni njerëzit pse protestojnë për kushtet e punës? (VIDEO)
Rreth 70 minatorë ne Spaç të Mirditës kanë pezulluar punën ne galeritë e kromit. Ata u grumbulluan në hyrje të kompanisë turke, "TETE Albania Tunnel and Mining" sh.a., duke kërkuar nënshkrimin e kontratës kolektive, qe sipas tyre do të përmirësojë kushtet e punës dhe do të sjellë paga më të larta.
14 Tetor, 11:30 -
Protesta e minatorëve të Kurdarisë përpara Parlamentit, momenti kur kreu i PD i përshëndet me dy gishta, banorët e përzënë: Berisha ik (VIDEO)
Por, në një moment teksa ka qenë duke hyrë në Kuvend, kreu i PD Sali Berisha, ndalet para tyre dhe i përshendet, ndërsa banorët kanë thirrur njëzëri që Berisha të largohet.
10 Tetor, 15:41
