Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë që prej orëve të pasdites të kësaj te premte, masivin pyjor të fshatit Fierze të Njësisë Administrative Rubik në Mirditë. Flaket janë përhapur në disa drejtime dhe pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve të Mirditës, nuk është arritur izolimi i zjarrit.
Operacioni do të rinisë sërish në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku do të angazhohen 20 forca nga bashkia dhe 40 nga AKMC.
Aktualisht flakët nuk përbëjnë rrezik për zonën e banuar, por sipërfaqja e djegur e pyllit është e konsiderueshme.