Mirditë, sekuestrohen 22 kg
marijuanë, arrestohet 47-vjeçari 

Mirditë, sekuestrohen 22 kg<br />marijuanë, arrestohet 47-vjeçari 
MIRDITË-Policia e Mirditës ka sekuestruar mëngjesin e kësaj të shtune 22 kg marijuanë.
 
Si posedues i kësaj lënde narkotike është vënë në prangat e policisë një 47-vjeçar por gjithashtu është shpallur në kërkim një tjetër person. I arrestuari është Kostandin Mrruku , 47 vjeç, banues në Mirditë, ndërsa i shpalluri në kërkim është 33-vjeçari me inicialet E.D, E.D. 33 vjeç, banues në Mirditë.
 
Këta 2 persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konstatuar në fshatin Tarazh në Mirditë, me 22 kg marijuanë e paketuar në 20 pako gati për shitje.
 
Nga ndërhyrja e forcave policore është bërë e mundur kapja në flagrancë në ikje e sipër e e Konstandin Mrruku, kurse shtetasi E.D. ka arritur të largohet duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer malor. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar