Mirditë, vrau me thikë në fyt gruan e
veten, letra: Kush ngre krye i pritet!

Mirditë, vrau me thikë në fyt gruan e<br />veten, letra: Kush ngre krye i pritet!
TIRANE- Detaje të reja dalin në dritë pas krimit në familje që tronditi dje Mirditën, ku një 47-vjeçar vrau gruan dhe më pas vari veten.
 
Ekspertiza mjekoligjore ka arritur në konkluzionin se Mark Biba fillimisht ka qëlluar me çekiç në kokë bashkëshorten e tij duke i shkaktuar dëmtime të rënda, por nuk është ndalur me kaq.
 
47-vjeçari ka marrë një thikë buke duke i prerë fytin gruas tij çka i ka sjellë vdekjen e menjëhershme, ndërsa më pas viktimës i ka prerë edhe veshët.
 
Pas kësaj Marku vendosi të lërë një letër ku sqaron edhe motivet e këtij krimi të rëndë, ndërsa sipas policisë letra kishte dhe shenja gjaku dhe gabime ortografike çka tregon se gjendja e autorit ka qenë tejet e rënduar.
 
Nga përmbajtja e letrës kuptohet qartë se motiv i këtij krimi është xhelozia, teksa në të shkruhet tekstualisht: “Fëmijët të jetojnë të qetë, megjithëse unë kam kryer këtë krim, kush ngre krye do t’i këputet”
 
47-vjeçari më pas ka ndërmarrë aktin final, teksa më një çarçaf është varur në një pemë pranë stanit ku masakroi bashkëshorten, dhe ka varur veten duke shtuar në këtë mënyrë përmasat tragjike të këtij krimi.
 
Pas ekspertizës së kryer në morgun e spitalit të Rrëshenit, trupat e pajetë të çiftit Biba janë tërhequr mëngjesin e sotëm nga familjaret e tyre, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe familjaret e gruas.
 
Ceremonia mortore pritet që të zhvillohet ditën e sotme në fshatin Domgjon, aty ku dhe ka lindur kryefamiljari Mark Biba.
 
Ende nuk dihet nëse do varroset në të njëjtin vend edhe bashkëshortja e tij Gjylestina Biba, pasi familja e saj jeton në një fshat tjetër të komunës Orosh, zonë e cila është pak kilometra larg nga vendi ku ndodhi ngjarja.
 
Krimi i dyfishtë u zbulua dje nga një banor i zonës, i cili gjeti dy bashkëshortët e vdekur lart në stan.
 
Lidhur me këtë ngjarje policia pritet të marrë në pyetje edhe dy fëmijët e viktimave, të cilët në momentin e krimit ndodheshin në banesën e tyre në Durrës.
 
KRIMI I DYFISHTE, SHKAK DYSHOHET XHELOZIA
Tragjedi në familjen Biba që banonte në Durrës, por me origjinë nga Mirdita, pasi kreu i familjes Mark Biba, ka vrarë me thikë duke i prerë fytin, bashkëshortes së tij Gjylestina Biba dhe më pas ka varur veten në një pemë. Këtë e konfirmon edhe fakti që Mark Biba ka lënë edhe një letër. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë për shkaqe xhelozie mes çiftit. Por më të rëndë e ka bërë këtë ngjarje edhe transportimi me anë të një kamion tip “Ifa” i trupave të viktimave nga fshati Domgjon ku ka ndodhur krimi, për në Rrëshen ku edhe do të bëhej një ekspertim mjeko-ligjor.

Çifti banonte në Durrës prej vitesh, por mesditën e së mërkurës,  të 7 majit, ata janë nisur me motorr nga qyteti bregdetar për të shkuar në vendin e origjinës, ku edhe ka ndodhur krimi i dyfishtë. Krimi makabër është zbuluar vetëm mëngjesin e djeshëm, kur një banor i zonës ka shkuar në banesën e çiftit Biba për t’i ftuar për kafe por aty ka parë skenat e tmerrshme të vrasjes dhe të vetëvarjes.
 
KRIMI I DYFISHTË
Krimi i dyfishtë ku mbetën të vdekur burrë e grua duket se i ka fillimet që më parë. Xhelozia që Mark Biba kishte ndaj bashkëshortes së tij Gjylestina, ka përfunduar dje me vrasje. 50-vjeçari masakron me thikë gruan e tij 47-vjeçare dhe më pas ka varur veten. Krimi i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Domgjon të Komunës së Fanit të Mirditës, ku Mark Biba pasi ka vrarë më thikë gruan e tij Gjylestina  Bibën, më pas ka varur veten tek nje pemë afër stanit. Trupi i pajetë i 47-vjeçares Biba është gjetur në stanin e familjes që ishte pranë shtëpisë së vjetër të tyre. Ndërkaq, pas vrasjes së bashkëshortes së tij, Mark Biba kishte vendosur që t’i jepte fund jetës së tij dhe për këtë gjë kishte vendosur vetëvarjen. Trupi i pajetë i 50-vjeçarit Biba është gjetur në një pemë pranë stanit të familjes.
 
UDHËTIMI DREJT VDEKJES
Familja Biba prej vitesh jetonte në Durrës, pasi kishin zbritur nga fshati ku jetonin më parë. Por gjatë jetesës në qytetin bregdetar, kishin lindur dhe xhelozitë mes çiftit. Për këtë qëllim dje 50-vjeçari bashkë me bashkëshorten e tij kanë udhëtuar nga Durrësi në Mirditë. Mark Biba e ka dërguar gruan e tij me motorr në fshatin Domgjon, ku edhe ka kryer vrasjen. Trupat e pajetë janë zbuluar disa orë më vonë nga banorët e zonës. Krimi makabër ka tronditur banorët e fshatit të vogël, të cilët kanë refuzuar të flasin për ngjarjen. “Fëmijët të jetojnë të qetë megjithëse une kam kryer këtë krim.  Kush ngre krye do t’i këputet”, mësohet se shkruhet në letrën që është lënë në vendin e ngjarjes.
 
HETIMET E POLICISË
Pasi janë njoftuar nga banorët, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe uniformat blu që kanë nisur hetimet për zbardhjen e krimit. Sipas tyre, 50-vjeçari Biba e ka qëlluar bashkëshorten me thikë në fyt duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pasi kanë mbërritur në vendngjarje, policia ka marrë trupat dhe i ka nisur drejt morgut të spitalit të Rrëshenit ku është bërë edhe një raport mjeko-ligjor. Nga hetimet e para dhe dëshmitë e marra, policia ka arritur në përfundimin paraprak se, krimi i rëndë ka ndodhur për shkaqe xhelozie mes çiftit. Mësohet se çifti Biba jetonte prej disa kohësh në fshatin Rinia të Durrësit së bashku me dy fëmijët e tyre. Siç bëhet e ditur, në banesën e familjes Biba në Durrës ditën e djeshme nuk kishte asnjeri pasi familjarët kishin shkuar në Mirditë, ku dhe janë trupat e viktimave. 

Shkrimi u publikua sot,9 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’