MIRDITE - Dyshimi se bashkëfshatari i ngacmonte gruan i ka kushtuar jetën një 30-vjeçari nga fshati Lufaj i Mirditës.

Roland Kacorri është qëlluar me armë zjarri tip automatik në afërsi të banesës nga komshiu i tij, Azem Uka 29 vjec, sakaq plumbat kanë lënë të plagosur edhe gruan e Rolandit, Urjeten.

Kjo e fundit është dërguar nga të afërmit me urgjencë në spitalin e Rrëshenit, teksa burime planë bluzave të bardha me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

30-vjeçari pa ditë më parë kishte akuzuar Azem Ukën se i ngacmonte të shoqen, teksa për këtë motiv dy komshinjtë janë grindur me njëri -tjetrin.

autori i dyshuar, mirdite
(Në foto: Shoqërimi i autorit të dyshuar për vrasjen në komisariat)

Nisur nga kjo, mesditën e sotme Azem Ujka, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të çiftit Kacorri duke lënë një të vdekur dhe një të plagosur.

Blutë e Mirditës pak orë pas krimit, arrestuan autorin Azem Uka. Terreni i thyer malor ka bërë që policia të shkojë me vonesë në vendngjarje, teksa kjo i ka dhënë kohë autorit të krimit të largohej përkohësisht.