Mirditë- Zbulohet një parcelë e mbjellë me hashash në zonën e pyllëzuar të Kaçinarit.

Policia e Mirditës njoftoi sot se po ushtron kontroll të territorit për të goditur aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë inspektimit nga shërbimet e Komisariatit në fshatin Shëngjergj, njësia administrative Kaçinar, konstatuan në një zonë të pyllëzuar, një parcelë me 70 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

“Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të kultivimit të këtyre bimëve”, njoftoi policia.

Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.