'Mirëdita mësuese'/ Çdo të hënë në Report Tv leksionet për të ruajtur gjuhën e pastër shqipe

'Mirëdita mësuese'/ Çdo të hënë në Report Tv leksionet për të ruajtur gjuhën e pastër shqipe

Mësuese Anjeza Shatku

Shpesh na ndodh që teksa nisim të shkruajmë, të mendohemi gjatë nëse kemi gjetur fjalët e duhura dhe nëse ato janë fjalë që i përkasin gjuhës shqipe. Fjalët e huaja thuajse e kanë mbytur gjuhën tonë letrare, ndërsa të shumta janë edhe rastet kur fjalët shkruhen vazhdimisht keq. Nuk po flasim për gabime drejtshkrimore, por për fjalë të njohura në masë në mënyrën e gabuar të të shkruarit.

"Mirëdita mësuese" është një projekt bashkëpunimi i Report Tv me mësuese Anjeza Shatkun, që pritet të na vijë në ndihmë të gjithëve për pikëpyetjet që çojmë në mend, sa herë që duam të shkruajmë një gjuhë të pastër shqipe. I shërben fushës së medias, të poltikanëve, por edhe shqiptarëve përtej kufirit, të cilët kanë rastin më të mirë për të mos i humbur gjurmët e gjuhës së tyre.

Anjeza Shatku, mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe, do të vijë në ekranin e Report Tv, çdo të hënë në orën 10:45 në emisionin "Rreze Dielli". "Mirëdita mësuese", e gjeni edhe në portalin Shqiptarja.com, ku do të shfaqen me video të gjitha leksionet e paraqitura prej saj.

"Mirëdita mësuese", është një risi në mediat elektronike, me dëshirën dhe vullnetin e mirë që njerëzit të flasin e të shkruajnë sa më mirë gjuhën e tyre, që siç thotë edhe Haideger "është shtëpia e qenies".

Dy pjesët e para me leksione mjaft të vlefshme për të shkruar pastër gjuhën shqipe, i gjeni duke klikuar linkun: KËTU

Mjafton të ndiqni këshillat e vlefshme nga mësuese Anjeza Shatku, për të hedhur një sy nga vetja, e për të parë se ku gjendeni me të shkruarin korrekt të gjuhës shqipe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 02/04/2019 09:11

    Qe nga "Demokracia" 1990, gjuha kombetare shqipe doli jasht "kujdesit" instituciona e shkencore,ne shkolla e ne media te shumeta,Kjo mospefillje po behet, si me inat te komunizmit,kohe(1972),kur u kurorzua njesimi i gjuhes kombetare shqiptare, edhe pse njesimi I gjuhes,ishte perpjekje qe nga De Rada me dy Kongreset e Tija, per standardizim te shqipas,dhe ne vazhdimesi vepruan thuaja gjithe Rilindasit,atdhetar e mesuesit tane kombetar.Pas "demokracis" eshte nje shperfillje deri ne injorim-kunderhstim te njesimit te gjuhes shqipe.Keto veprime individuale injoruese shume te papjekutra te disa "intelektualev" dhe mediave, jane jashte cdo natyrshmeria kombetare,historike e gjuhesore, eshte per habi qe institucionet shteterore a andej e as kendej Drini, nuk perkushtohen,jo vetem ne nivel te duhur,por as ne ate minimal, elemtit thelbor te kombit, Gjuhes shqiptare.

    Përgjigju
  • Sportisti: 01/04/2019 23:22

    Per te ardhur keq ku ka përfunduar ky popull.....shani Enverin, vazhdoni, iu solli edhe në cepin më të largët gjuhën shqipe. Rroftë Instagrami, Fb, të gjitha e në fund RROFTE E QOFTË ANALFABETIZMI, LART E MË LART!Kështu i do drutë ky popull! Injorant deri në palcë që nuk di gjuhën amtare! Slloganet e partive i dinë i fusin në bidonin bosh që kanë mbi shpatulla..edhe kur votojnë nuk dinë as të lexojnë deri në atë pikë i çuar Sali Protopapa!

    Përgjigju
  • bruna: 01/04/2019 18:40

    Urime. nje nisme e mrekullueshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania