Mirditë/ Arritja e kuotave maksimale të nivelit të ujit, njoftohet hapja e digave të rezervuarit “Ura e Fanit”, do ketë alarme akustike për banorët
Pamje nga përmbytjet në Lezhë

Si pasojë e motit të keq, do të hapen digat e rezervuarit “Ura e Fanit” në Mirditë. Në njoftimin e bërë nga “AYEN AS ENERGJI”, për shkak të arritjes së kuotës maksimale të nivelit të ujit, shkarkimet e ujit mund të ndikojnë në pjesën e shtratit të lumin ‘Fan i Madh’.
Më tej bëhet me dije se 30 minuta para lëshimit të ujit do të kishte një alarm akustik që do të përsëritet në mënyrë periodike sa herë që të ketë lëshime të tilla të ujit.
“Për shkak të arritjes së kuotës maksimale të nivelit të ujit, sot me datë 23.11.2022, duke filluar nga ora 16:00 do të hapen Portat e Rezevuarit të Digës "Ura e Fanit" me vendndodhje pranë fshatit Qafmollë, Mirditë.
Shkarkimet e mundshme të ujit nga Rezervuari i Digës "Ura e Fanit" do të ndikojnë tek pjesa e shtratit të lumit Fan i Madh, nga zona poshtë Digës afër fshatit Qafmollë, deri poshtë fshatit Fang Rubik, aty ku lumi Fan bashkohet me lumin Mat.
Nga shoqëria "AYEN AS ENERGY" do të lëshohet edhe një alarm akustik 30 minuta përpara lëshimit të ujit, i cili do të përsëritet vazhdimisht në mënyrë periodike përgjatë gjithë kohës së lëshimit të ujit.
Kërkojmë nga ana juaj si qytetarë, bashkëpunim dhe mirëkuptim duke u treguar të kujdesshëm dhe vigjilentë”-thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Banorët e Torovicës apel për ndihmë: 120 familje të izoluara, kalojmë nga mali! Report Tv në Kuç të Shkodrës, banori: Dëmet në bujqësi të paimagjinueshme
B.V/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
71%
-
JO
22.9%
-
NUK E DI
6.2%
Vota total: 1119
Lajme të tjera
-
Operacione anti-kanabis në Krujë dhe Lezhë, asgjësohen qindra bimë narkotike! Policia në kërkim të kultivuesve
10 Qershor, 13:39
-
Kurbin/Gërryente me mjete të rënda shtratin e lumit Mat, në pranga 34-vjeçari! Në kërkim pronari i gurores
10 Qershor, 12:12
-
U vra me thikë nga bashkëfshatari i tij jashtë një lokali në Itali, trupi i pajetë i 33 vjeçarit mbërrin në Kallmet të Lezhës
10 Qershor, 09:30
-
Rrezikoi të mbytet në plazhin e Tales në Lezhë, pushuesit shpëtojnë 18 vjeçarin! I riu transportohet në spital
9 Qershor, 18:24
-
‘Plazh me mushkonja’, ankohen pushuesit në Shëngjin: Ministria e Shëndetësisë nuk kryen spërkatjet për insektet
9 Qershor, 15:36
-
Lezhë, asgjësohen 500 rrënjë kanabis në fshatin Kashnjet, nuk dihen kultivuesit
9 Qershor, 13:09
-
Vrasja e Ardian Nikulaj në Shëngjjn, ekstradimi i britanikëve vendoset në nëntor
8 Qershor, 16:02
-
Zbulohen mbi 3200 bimë kanabis në disa fshatra në Shkodër! Në kërkim një 65-vjeçare që po kujdesej për bimët narkotike
8 Qershor, 09:42
-
Lezhë, gjenden të kultivuara në fshatrat Vinjoll, Fushë-Milot dhe në Dajç 694 bimë kanabisi, ende nuk dihen autorët
6 Qershor, 11:49
-
‘Mi kanë lënë në oborr të shtëpisë’, gjykata e Lezhës lë në burg 66-vjeçarin që u arrestua për prodhim minash me telekomande për grupet kriminale
6 Qershor, 11:08
-
Italia goditet sërish nga moti i keq! Përmbytjet rikthehen në disa zona, banorët paralajmërohen të qëndrojnë në shtëpi
6 Qershor, 10:26
-
Autoriteti nis hetimet për gjetjen e eshtrave të 44 të zhdukurve të ‘Spaçit’! Historiani: Pse shteti heshti! 3 dekada pa protokoll, Marku: Zhvarrosëm 14 burra
5 Qershor, 16:52