Moti i keq/ Banorët e Torovicës apel për ndihmë: 120 familje të izoluara, kalojmë nga mali! Report Tv në Kuç të Shkodrës, banori: Dëmet në bujqësi të paimagjinueshme

Të izoluar dhe me dëme bujqësore të papërshkrueshme, kjo ka qenë situata nga moti i keq në sytë e banorëve në dy qarqet ende problematike të Lezhës dhe Shkodër. Qytetarët i bënë apel qeverisë se kanë nevojë për bazë ushqimore për vete dhe gjënë e gjallë.

Report Tv shkoi sot në Kuç të Shkodrës, aty ku dëmet janë kryesisht bujqësore por mjaft të mëdha. Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që tokat me të mbjella ‘të notojnë’ në ujë si dhe në humbjen e gjësë së gjallë. Por problemi më i madh për të banorin e intervistuar nga gazetari Ergys Kavaja së bashku me moderatorët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu është fakti se kjo përmbytje edhe pse i prek çdo vit, kësaj radhe i kapi në befasi. 

Kjo është çfarë mbeti pas nga përmbytja në fshatin Kuç të Njësisë Guri i Zi në Shkodër. Investimi i shume viteve ka shkuar dem ne familjen Meti. Uji që dy ditë më parë arriti në 70 cm ka marrë para gjithçka.

Orenditë shtëpiake kane dalë të gjitha jashtë funksionit, ndërkohë që familja u evakuua për shkak të pritjeve të mëdha të lumit Kir dhe lumit Drin.

Ahmet Meti është përmbytur edhe para 12 vitesh, por thekson se këto përmbytje nuk ishin në përmasat e 2010-ës.

Meti u bëri thirrje qeverisë dhe institucioneve përkatëse të vënë dorën në zemër e të shohin gjendjen në të cilën ndodhen.

Report Tv shkoi gjithashtu në Torovicë të Lezhës, një qark edhe ky mjaft problematik. Në fushën e Torovicës aktualisht ndodhen nën ujë rreth 500 hektarë tokë bujqësore, çka bën të pamundur që banorët të dalin nga fshati.

Një banor tha se 124 familje janë të ngujuar në fshatin Torovicë. Ky problem e ka zanafillën prej disa kohësh tashmë, për shkak të bllokimit të rrugës që i lidh me aksin kryesor Lezhë-Torovicë. Në pamundësi për të lëvizur, banorët e fshatit kalojnë nga mali për t’u pajisur me ushqime dhe medikamentet e nevojshme.

Problemi i bllokimit të rrugës që lidh aksin kryesor lidhet me amortizimin e hidrovorit në zonë. Për shkak të vjetërsimit të tij, hidrovori nuk arrin dot të bëjë hidratimin, kjo edhe për shkak se ka rënë niveli i tokës në 2 metra. Kjo gjë është kërkuar prej kohësh nga banorët, por ende nuk ka një zgjidhje. Ditën e sotme nuk do të ketë forca ushtrie pasi nuk ka pasur emergjencë por banorët kërkojnë zgjidhje. Report Tv mëson se 200 pako do të jepen për banorët e zonës si ndihmë nga emergjencat civile.

Ndër të tjera, edhe deputetja demokrate Lindita Metaliaj u shpreh se qeveria duhet t’i vërë gishtin kokës dhe sa më shpejt të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore.

Situata sipas qarqeve:

Shkodër: 16 familje, në total 70 persona janë evakuuar ndërsa 43 janë akomoduar në konvikte. Sipërfaqja e përmbytur bujqësore është 1435 hektarë tokë, më e lartë se dita e djeshme.

Lezhë: Për shkak të përmbytjeve disa rrugë në qarkun e Lezhës janë të pa kalueshme. Rruga që lidh fshatin Blinisht me fshatrat e tjerë përreth në zonën e Zadrimës, është e pakalueshme dhe mjetet e vogla nuk mund të qarkullojnë. Edhe në rrugën anës malit në Torovicë, kalimi mjeteve bëhet me vështirësi.  Në fshatin Kakarriq, vazhdon të ketë prezencë uji në 4 banesa ndërsa janë 1300 hektarë tokë të përmbytur.

Korçë: Situata nga moti i keq ka prekur edhe qarkun e Korçës ku disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Probleme me energjinë ka pasur në disa fshatra të Kolonjës, Pogradecit, në fshatrat e njësisë administrative Lekas në Korçë, në fshatrat e Devollit dhe Maliqit. Si pasojë e stuhive të shumta, gjatë këtyre ditëve ka pasur probleme të shumta për shkak të rrjetit të amortizuar në zonat e thella malore. Nga reshjet e shiut në fshatin Qafzez të bashkisë Kolonjë 3 shtëpi rrezikuan të përmbyteshin nga një përrua që përshkon mesin e fshatit. Aktualisht po punohet duke ndërhyrë me fadromë për pastrimin e përroit.

Kukës: Situata në Kukës pavarësisht reshjeve të dendura dhe erës së fortë është paraqitur pa problematika shumë të mëdha. Rrugët kryesore të qarkut Kukës janë lehtësisht të qarkullueshme ndërsa ka pasur rënie intertesh dhe gurësh si dhe bllokime tumbinosh nga subjektet kontraktore, po punohet për pastrimin e tyre. Problematik mbetet ende rezervuari i fshatit Zherkë i njësisë administrative Bytyq të Bashkisë Tropojë.

Vlorë: Erërat e forta gjatë natës kanë sjellë probleme në qytetin e Vlorës. Probleme ka patur në disa pemë të cilat nga era kanë rënë në pyllin e Sodës dhe në Lungomare.  

Gjirokastër: Pak më shume se katër vite nga rreshkitja e një masivi dheu në lagjen “Kodra e shtufit” në Gjirokastër që përmbyti banesat e një pallati, reshjet e dendura të ditëve të fundit rishfaqën sërish problematika në këtë zonë. Reshjet e një nate më parë shkaktuan rrëshqitjen e një segmenti rrugor në këtë lagje duke rishfaqur sërish panikun e ripërtëritjes së situatës problematike. Specialisti i shërbimit gjeologjik Adem Draçi që monitoroi nga afër situatën, pohoi se gjendja nuk është e rrezikshme për banesat pranë, ndërsa do të kryhet studimi për ndërhyrjet e duhura për stabilizimin e rrugës, përgjegjësi që do të merret përsipër nga Bashkia Gjirokastër. Sipas tij shkak mbeten ndërtimet pa kriter në një zonë problematike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:23
Mirditë/ Arritja e kuotave maksimale të nivelit të ujit, njoftohet hapja e digave të rezervuarit “Ura e Fanit”, do ketë alarme akustike për banorët

1669111102_finalprojekt.00140120.Still003.jpg

Si pasojë e motit të keq, do të hapen digat e rezervuarit “Ura e Fanit” në Mirditë.  Në njoftimin e bërë nga “AYEN AS ENERGJI”, për shkak të arritjes së kuotës maksimale të nivelit të ujit, shkarkimet e ujit mund të ndikojnë në pjesën e shtratit të lumin ‘Fan i Madh’.

Më tej bëhet me dije se 30 minuta para lëshimit të ujit do të kishte një alarm akustik që do të përsëritet në mënyrë periodike sa herë që të ketë lëshime të tilla të ujit.

“Për shkak të arritjes së kuotës maksimale të nivelit të ujit, sot me datë 23.11.2022, duke filluar nga ora 16:00 do të hapen Portat e Rezevuarit të Digës "Ura e Fanit" me vendndodhje pranë fshatit Qafmollë, Mirditë.

Shkarkimet e mundshme të ujit nga Rezervuari i Digës "Ura e Fanit" do të ndikojnë tek pjesa e shtratit të lumit Fan i Madh, nga zona poshtë Digës afër fshatit Qafmollë, deri poshtë fshatit Fang Rubik, aty ku lumi Fan bashkohet me lumin Mat.

Nga shoqëria "AYEN AS ENERGY" do të lëshohet edhe një alarm akustik 30 minuta përpara lëshimit të ujit, i cili do të përsëritet vazhdimisht në mënyrë periodike përgjatë gjithë kohës së lëshimit të ujit.

Kërkojmë nga ana juaj si qytetarë,  bashkëpunim dhe mirëkuptim duke u treguar të kujdesshëm dhe vigjilentë”-thuhet në njoftim.

Ora 12:47
Përmbytjet, Ministri i Mbrojtjes: Situata është përmirësuar, gjithsej 24 familje të evakuuara

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur për situatën e përmbytjeve. Peleshi tha se tani kanë mbetur vetëm 24 familje të evakuuara.

“Kanë vazhduar reshjet me një intensitet mesatar në veri të vendit, problematika është ende prezentë edhe pse ¾ e sipërfaqes tashmë është liruar. Tashmë janë të evakuuara vetëm 24 familje nga 52 gjithsej, 83 persona nga 318 banorë që ishin në fillim. Po monitorojmë situatën edhe në jug, në Lumin Vjosë. Pritet të ketë në Shushicë dhe Lumin e Drinos”, tha Peleshi.

Ora 12:24
Banorët e izoluar të Torovicës apel për ndihmë, Metaliaj për Report Tv: Qeveria t’i vërë gishtin kokës, të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore

 

Për Report TV ka folur edhe deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj e cila u shpreh iu drejtua qeverisë për banorët e izoluar në fshatin Torovicë t’i vërë gishtin kokës dhe të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore. Deputetja demokrate u shpreh se zona është totalisht e bllokuar e se qytetarët nuk kanë asnjë ndihmë.

“Situata është më e rëndë seç duket. Jemi në ditën e 4 kjo zonë është totalisht e bllokuar. Qytetarët janë pa asnjë lloj mbështetje, kanë nevojë për ushqime dhe ilaçe. Moti është ftohur. Dhe ditën e djeshme, për të kryer ritet e fundit mortore të një zonje, ishte e nevojshme të vinin forcat e ushtrisë. Unë shpresoj që shteti t’i vërë gishtin kokës dhe të shohë banorët dhe të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore. Ata kanë nevojë më shumë se kurrë sot për shtetin dhe institucionet vendore dhe qendrore.”- tha deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj.

Ora 12:16
Situata nga moti i keq në Lezhë, banori për Report Tv: Kemi 7 ditë të përmbytur në Torovicë, 124 familje të izoluara! Kalojmë nga mali

 

Situata në Torovicë të Lezhës është mjaft problematike. Report Tv ka shkuar në zonë ku 124 familje janë të izoluara dhe nuk kanë kontakt me të tjerët për shkak të bllokimit të rrugës që i lidh me aksin kryesor Lezhë-Torovicë. Në pamundësi për të lëvizur, banorët e fshatit kalojnë nga mali për t’u pajisur me ushqime dhe medikamentet e nevojshme. Një banor i pyetur nga gazetari Elvis Hila dhe moderatorët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu u shpreh se bën 220 metra rrugë për të dalë nga zona e izoluar.

Report Tv mëson se 200 pako do të jepen për banorët e zonës si ndihmë nga emergjencat civile. Problemi i bllokimit të rrugës që lidh aksin kryesor lidhet me amortizimin e hidrovorit në zonë. Për shkak të vjetërsimit të tij, hidrovori nuk arrin dot të bëjë hidratimin, kjo edhe për shkak se ka rënë niveli i tokës në 2 metra. Kjo gjë është kërkuar prej kohësh nga banorët, por ende nuk ka një zgjidhje. Ditën e sotme nuk do të ketë forca ushtrie pasi nuk ka patur emergjencë por banorët kërkojnë zgjidhje.

“Ka 7 ditë që jemi përmbytur, nuk kemi ku të marrim ushqimet. Duhet t’i bie nga mali, ju e shihni vetë. Mua më bëri përshtypje Rama dhe kryebashkiaku që tha se nuk ka probleme në zonën e Lezhës, desha t’i komentoja por ju i shihni vetë tani.

Unë sot kam kaluar nga mali, dje shkova nga mali për të shkuar në Shkodër, është një metër ujë. 220 metra është rruga. Për ushqimet këtu i keni, ushqimet e kafshëve i keni në ujë.

Kemi nevojë edhe për bukën tonë, për kafshët dhe për nxënësit për fëmijët, nuk po shkojnë në shkollë. Vit për vit, prej 7 vitesh ndodh e njëjta gjë. Ja fiks 124 familje që janë të izoluara.”- tha banori për Report Tv.

Ora 11:46
Report Tv shkon në Ku­ç të Shkodrës, banori: Qeveria të vërë dorën në zemër e të na shikojnë, dëmet në bujqësi të papërshkrueshme

 

Report Tv shkoi sot në Kuç të shkdorës ku gazetari i Report Tv Ergys Kavaja intervistoi së bashku me moderatorët Migena Sotiri dhe Nertil Agaliu banorin Ahmet Meti. Banori u shpreh se qeveria duhet të vërë dorën në zemër e t’i shikojë. Meti më tej shton se kjo përmbytje pavarësisht se u ndodh çdo vit,  i kapi në befasi, gjë që i kufizoi për t’i bërë ballë përmbytjeve. Edhe pse aktualisht në Shkodër nuk ka shtëpi nën ujë, banori thotë se dëmet në bujqësi janë të papërshkrueshme.

“Të vënë dorën në zemër dhe t’i shohin vetë. Sikur të ishte një përmbytje e parapritur do i bënim ballë por s’na premtoi koha të bënim asgjë.

Shumë, familje janë përmbytur por dëmet në bujqësi janë të papërshkrueshme. Bagëtia nën ujë, çdo gjë. Duhet të jemi realist.”- tha Ahmet Meti.

Situata në Shkodër krahasuar me ditën e djeshme nuk ka një përmirësim në sipërfaqen në hektarët e prekur së paku nuk ka banesa të përmbytura. Reshjet e ditës së sotme nuk pritet që të ndikojnë në dëme shumë të mëdha.

Ora 11:18
Moti i keq/ Era e fortë prish fushat e sportit në Vlorë, probleme edhe në pemët e pyllit të Sodës dhe në Lungomare

 

Erërat e forta gjatë natës kanë sjellë probleme në qytetin e Vlorës. Fotot që shihni tregojnë fushat e sportit ku nga era janë prishur. Probleme ka patur edhe në disa pemë të cilat nga era kanë rënë në pyllin e Sodës dhe në Lungomare.  

Ora 10:47
Moti i keq dhe stuhitë ndërpresin energjinë në disa zona të qarkut të Korçës! Banorët pa drita që prej mbrëmjes së djeshme

1669196914_korce2770x3471.jpg

Situata nga moti i keq ka prekur edhe qarkun e Korçës ku disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Probleme me energjinë ka pasur në disa fshatra të Kolonjës, Pogradecit, në fshatrat e njësisë administrative Lekas në Korçë, në fshatrat e Devollit dhe Maliqit. Si pasojë e stuhive të shumta, gjatë këtyre ditëve ka pasur probleme të shumta për shkak të rrjetit të amortizuar në zonat e thella malore.

Stuhia ka rrëzuar degët e pemëve mbi tela.

Ora 09:37
Moti i keq/ Situata e qarkut Kukës: Reshje shiu dhe erë e fortë, rrugët të qarkullueshme! Problematik rezervuari i fshatit Bytyq

 

Situata në Kukës pavarësisht reshjeve të dendura dhe erës së fortë është paraqitur pa problematika shumë të mëdha. Rrugët kryesore të qarkut Kukës janë lehtësisht të qarkullueshme ndërsa ka pasur rënie intertesh dhe gurësh si dhe bllokime tumbinosh nga subjektet kontraktore, po punohet për pastrimin e tyre.

Problematik mbetet ende rezervuari i fshatit Zherkë i njësisë administrative Bytyq të Bashkisë Tropojë.

Furnizimi me energji elektrike është normal përveç njësisë adimistrative Grykë-Çajë, Kalis dhe Arrën bashkia Kukës. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë