Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, ndryshe nga Dumani, nuk parashikon kolaps në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas përfundimit të mandatit të prokurorëve dhe të mos pasurin të drejtën e rikandidimit.

Bogdani sqaron se SPAK i ka krijuar konturet e veta dhe se mandatet e prokurorëve nuk përfundojnë të gjithë në një kohë, nuk do të çojë mosfunksionim të strukturës, shtuar këtu që edhe prokurorët e tjerë të Shqipërisë, pavarësisht se nuk ushtrojnë funksionin e tyre në SPAK, do të jenë të gatshëm për të asistuar.

“Nuk mund të bëjmë vlerësim apo ndryshim legjislacioni. Jemi të detyruar të zbatojmë Kushtetutën. Lidhur me mundësinë nëse mund të kolapsohet puna e SPAK, të gjithë prokurorët brenda SPAK apo jo, janë gati për të mbrojtur interesin publik pavarësisht strukturës ku shërbejnë. Nuk mendoj e mund të shkojnë puna në kolaps”, tha Bogdani.

Pjesë e pyetjes ishte dhe nëse anëtarët e KLP-së janë të gatshëm për të përballuar presionin lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Bogdani është përgjigjur që çdo anëtar i KLP i e ka marrë përsipër në kohën që është bërë pjesë e institucionit, të ushtrojë detyrën me integritet të plotë dhe pa u ndikuar.

“Çdo anëtarë i KLP në momentin që është përzgjedhur për tu bërë pjesë e ka marrë përsipër për të ushtruar profesionin të pavarur pa u ndikuar nga influencat e jashtme”, tha Bogdani.


Lajmi kryesor:

Bogdani në Kuvend: Në 2 vite e gjysmë, mbyllim vakancat në Prokurori! Grup pune për vlerësimin e Kodit të ri Penal! Kritikat e Ramës? S'jemi imunë