Drejtuesja e fushatës së PD për Tiranën, Mirela Karabina thotë se në këto 33 vite po qeverisemi nga një klasë politike e korruptuar. Sipas Karabinës, në Shqipëri, qytetarëve u mungon një model i politikanëve dhe shton se një sistem i tërë është bërë bashkë për të minuar Partinë Demokratike. Megjithatë shton Karabina në një intervistë për 'Report Tv' për emisionin 'Sot Live në Shqipëri', ekzistenca dhe vazhdimësia e PD-së do të vijojë. E pyetur në lidhje me mbështetjen që deputetët e PD-së po u bëjnë kandidatëve për kryetar bashkie nën siglën e PD-së, Karabina tha se ajo ka dijeni se deputetët po mbështesin kandidatët për këshillat bashkiakë.
‘Kemi një klasa politike që është në ditën e saj të vështira. Opozita është e përçarë dhe i jep favor mazhorancës që është në pushtet. Prej 10 vitesh qytetarët shqiptar vuajnë pasoja e saj. Ne kemi hyrë në një garë jemi PD. I drejtohemi ballë hapur qytetarëve shqiptarë. Qytetarëve i mungon model i politikanëve. Ne në këtë garë i ofrohemi qytetarëve dhe kërkojmë votën e një përqindje të madhe të qytetarëve shqiptar. Nuk e duam këtë klasë politike. Escobar dhe SHBA e kanë të qartë qëndrimin e tyre dhe qytetarët shqiptarë duhet të mendojnë pasi kanë provuar një sistem totalitar të izoluar. Në gjithë karrierën e tyre ato nuk janë përfolur për korrupsion. Ky grupim do të bëjë se qytetaret edhe më 14 maj, por edhe pas 14 maji do ta votojnë PD-në, pasi janë të etur për një klasë të re politike. Kemi lobuar dhe nuk kemi ndërtuar një shtet.
Demokratët i çon të tradhtuar në këtë proces. Është një sistem i tërë që është bërë bashkë për të minuar këtë forcë euroatlantike, kjo është e ardhmja. Ne edhe në media ndryshe nga subjektet e tjera jemi më të padukshëm, pasi është oligarkia financiare që është bërë bashkë kundër kësaj force politike. Në fakt me informacionet që unë kam janë në fushatë dhe mbështesin kandidatët për këshillat bashkiakë. Të votojnë siglën e PD-së, po ruajmë ekzistencën dhe vazhdimësinë e PD-së dhe Bejko ka një meritë të jashtëzakonshme që për këtë garë në qytetin e Tiranës del si vetmi kandidat i djathtë.’- tha Karabina.
Në zgjedhjet vendore të 14 majit, Partia Demokratike kandidoi e përçarë. PD zyrtare me drejtimin e Enkelejd Alibeajt, ka dalë me kandidat në 15 bashki të vendit.