Seanca ka nisur me një minutë heshtje në nder të ish drejtorit të Galërisë së arteve, Gëzim Qendro, i cili u nda sot nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë.
Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi tha se lista e objekteve në rrezik na i është vënë në dispozicion, ndërsa Kumbaro në lidhje me mungesën e saj nga komisioni i javës së kaluar i medias tha se: “S’kam qenë në komision për shkak të axhendës”. "Monumentet e dëmtuara për shkat të moti konsistojnë në: rrëzimin e urave dhe shkatërrimin e një mastiri 400 vjeçar, thellim çarje nëpër kalaja. Qeveria duhet ta parashikojë faktin që do të ketë reshje dhe të marrë masa paraprake", deklaron Vokshi.
"Janë 219 monumente kulture në të gjithë vendin të cilat janë në rrezik. Për restaurimin e këtyre objekteve nevojiten 1.6 mln euro", u shpreh ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
"Janë hequr nga lista 20 objekte kulturore, prandaj kërkojmë listën", ka folur Vokshi, "Po zhdukni historinë, qëllimshëm po e bëni", ka shtuar ajo.
(Lista e monumenteve të kulturës që rrezikojnë shembjen)
Inventari i Ministrisë së Kulturës 2014-2016
2297 objekte kulturore
106 - nuk ekzistonin fare në terren
52 - objekte të shkatërruara
219 - në rrezik qëndrueshme nga erozioni
Bilanci: 12 milionë euro për t'i shpëtuar këto objekte kulturore
QARKU |
NR. I MONUMENTEVE |
VLERA E INVESTIMIT TË PROPOZUAR/LEKË |
SHKODËR |
18 |
34.800.000 |
DIBËR |
11 |
14.650.000 |
LEZHË |
7 |
9.000.000 |
KUKËS |
10 |
24.300.000 |
TIRANË |
9 |
111.000.000 |
DURRËS |
7 |
59.300.000 |
ELBASAN |
11 |
23.600.000 |
FIER |
6 |
59.105.235 |
BERAT |
37 |
189.511.835 |
GJIROKASTËR |
53 |
711.174.834 |
KORÇË |
26 |
169.255.224 |
VLORË |
24 |
182.500.000 |
TOTAL |
219 |
1.592.197.128 |
d.gj/ Shqiptarja.com

VIDEO











