TIRANË - Shtyhet me të paktën dy javë tenderi për Rrugën e Kombit. Ishte parashikuar që në 15 tetor të zhvillohej procesi i hapjes së ofertave nga 4 kompani të cilat kanë shprehur interes për marrjen me koncesion të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit, por këshilltari për mediat në Ministrinë e Transporteve Arbër Hitaj konfirmoi për Shqiptarja.com se kompanitë kanë kërkuar specifikime më të mira nga ana e ministrisë.
Kompanitë në fjalë kanë shprehur interes për marrjen me koncesion të mirëmbajtjes së rrugës së Kombit nga Miloti deri në kufi, si dhe për ndërtimin e pjesëve të mbetura siç janë disa ura, apo dhe dyfishimin e korsive në disa zona ku janë vetëm dy.
Të njëjtat burime saktësuan se 4 kompanitë kanë kërkuar të dinë se sa do të jetë tarifa për makinat që qarkullojnë në Rrugën e Kombit, e kjo thanë burimet, kërkon një analizë më të thellë. Në kushtet kur kostot mund të jenë të larta, thanë burimet, kompanitë mund të kërkojnë që një pjesë të fondeve ta shtojë shteti, pra të jetë një koncesion i tipit publik-privat.
Kjo është hera e dytë që tenderi shtyhet nga koha kur qeveria Rama ka ardhur në pushtet. Por në fakt një proces i tillë duhej të ishte zhvilluar që në kohën kur ministër ka qenë i ndjeri Sokol Olldashi, por gjatë qeverisjes së djathtë asnjë kompani nuk ka shprehur interes.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com