TIRANE- Radio Televizioni Shqiptar ka vendosur t’i paguajë 8.8 milionë euro një kompanie private për mirëmbajtjen e sistemit të transmetimit, edhe pse aktualisht paguan për këtë qëllim një strukturë të specializuar prej 250 teknikësh e inxhinierësh. Prej vitesh mirëmbajtja e sistemit të transmetimit mbulohet nga Drejtoria e Stacioneve, ndërkohë që “Shqiptarja.com” ka zbuluar kontratën gati për t’u nënshkruar nga Drejtori i Përgjithashëm i RTSH, Martin Leka, e cila parashikon kalimin e këtij shërbimi te kompania shqiptare “Idea-Tel”. Kontrata në fjalë dublon, ose nxjerr tërësisht jashtë loje, Drejtorinë e Stacioneve të RTSH-së, ndërkohë që duket se ka marrë në heshtje edhe “bekimin” e Komisionit që mbikqyr procesin e dixhitalizimit të RTSH, i kryesuar nga Ministrja Milena Harito, i cili nuk është shprehur kundër kontratës.
/Shqiptarja.com












