‘Të gjithë hasjanët në Britaninë e Madhe’, kërkohet të vendoset busti i Mbretëreshës 'Elizabeta II' në qendër të qytetit të Krumës në shenjë mirënjohje

Shumë të rinj nga Hasi kanë zgjedhur që të emigrojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Më interesantja është fakti se pjesa më e madhe e të rinjve nga kjo zonë  që vendosin të lënë vendin, zgjedhin pikërisht Anglinë dhe jo vend tjetër, duke krijuar në këtë mënyrë një lidhje të veçantë mes dy vendeve.

Në shenjë mirënjohje ndaj Mbretërisë së Bashkuar që ka pritur shumë të rinj nga Hasi, kryetari i bashkisë së Hasit Liman Morina ka menduar ngritjen e bustit të Mbretëreshës "Elizabeta II" në qendër të qytetit të Krumës.

Pas marrjes së miratimit nga ana e Ambasadës së Britanisë së Madhe, kryebashkiaku thotë se do të fillojë menjëherë puna për ndërtimin e bustit.

Kryebashkiaku Morina shprehet se Hasi llogaritet si ndër bashkitë më të varfra në vend dhe të rinjtë hasjanë janë detyruar të zgjedhin rrugën e emigrimit. Mungesa e punësimit, investimeve, perspektivës i ka shtyrë hasjanët sipas Morinës të emigrojnë drejt Anglisë.

Fenomeni i largimit  është shqetësues, por dhe më shqetësuese është fakti se të rinjtë kanë shkuar ilegalisht dhe nuk duan të kthehen në vendlindje. Kryetari i bashkisë tha se në Has është e nevojshme kryerja e investimeve,ku mungojnë prej 6 vitesh.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njani: 20/08/2022 11:01

    Gjithashtu kerkojme te vije edhe Pippa Middleton per shkembim eksperience.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)