'Mirënjohja e Qytetit' për Kryqin e Kuq Shqiptar, Veliaj: Një aleat i jashtëzakonshëm i solidaritetit për Tiranën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi me medaljen “Mirënjohja e Qytetit” Kryqin e Kuq Shqiptar në 100-vjetorin e themelimit të tij. Gjatë ceremonisë së posaçme, të zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj ka shprehur vlerësimin më të lartë për rrjetin më të madh të vullnetarëve në Shqipëri, si model solidariteti dhe humanizmi.

Kryebashkiaku u shpreh se ndihet mirënjohës për kontributin e kësaj lëvizjeje, sidomos pas dy momenteve të vështira që kaloi vendi ynë me tërmetin dhe pandeminë. 

“Fundi i vitit është një moment për të thënë, - “A jemi ne mirënjohës për njerëzit apo organizatat e qytetit tonë?” – Sidomos në kohë të vështira, ku ne pamë sa të brishtë jemi ndaj tërmetit apo pandemisë, por edhe sa të fortë jemi e sa shpejt ringrihemi nëse ne, shqiptarët, bëhemi bashkë, veçanërisht kur ka lëvizje që na frymëzojnë dhe na motivojnë. Ndaj, do të doja që ky fund i vitit të jetë edhe një moment për këtë lloj reflektimi, jo vetëm sa gjëra të vështira kaluam, por edhe sa e njohëm njëri-tjetrin dhe çfarë fuqie të brendshme kishim si shqiptarë dhe cilat ishin ato energji brenda sojit tone, që na bënë të ringrihemi përtej fatkeqësive. Jam sot shumë i lumtur që Kryqi i Kuq Shqiptar, në vitin e 100-vjetorit si lëvizje, të marrë Mirënjohjen e Qytetit tonë,” u shpreh ai. 

Veliaj shtoi se viti i ardhshëm do të jetë ideal për të rritur radhët e Kryqit të Kuq, edhe si një hap drejt largimit të të rinjve nga pasiviteti. 

“Teksa Tirana vitin që vjen do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, kemi një mundësi fantastike për rekrutim për Kryqin e Kuq në çdo gjimnaz e në çdo fakultet. Kryqi i Kuq ofron një mundësi të shkëlqyer për të qenë i dobishëm, për të qenë pjesë e një rrjeti, për t’u ndjerë pjesë e një misioni, kështu që mezi pres që në 2022, në vitin që Tirana do mikpresë të rinj nga e gjithë Europa, Kryqi i Kuq të jetë pararojë. Do kemi rreth 1000 evente ku do na duhet vullnetari energjik, i dobishëm, i zgjuar, i mençur, i ditur i Kryqit të Kuq,” deklaroi Veliaj. 

100 vjet më parë, me nismën e intelektualëve të shquar të kohës, si Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Rauf Fico, Sejfi Vllamasi, Ali Këlcyra, Kristo Dako, etj., u themelua në Tiranë Kryqi i Kuq Shqiptar. Sot KKSH është anëtare e Lëvizjes më të madhe humanitare në botë që numëron 192 shoqata të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, me mbi 17 milion vullnetarë të cilët japin kontributin e tyre humanitar në ndihmë të njerëzve më në nevojë, në situata konflikti të armatosur, apo dhe në jetën e përditshme.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë