Mirënjohje ndaj heronjve, ish-pacientët e Infektivit 'ëmbëlsojnë' mjekët që i shëruan, Kalo: Disa momente 'Rishoqërizmi'
Tritan Kalo dhe ish-pacientët
Një pamje tjetër ka ardhur nga Infektivi i zhurmshëm, përmes mjekut Tritan Kalo. Dy ish-të sëmurë me COVID-19 kanë sjellë ëmbëlsira për Ekipin e Pavjonit të Parë të Shërbimit Infektiv në QSUT, duke rikthyer përkujdesjen ndaj tyre.
Kalo ka ndarë me të gjithë disa momente pushimi me kolegët e tij, duke ngrënë ëmbëlsira, pas intensitetit të shumtë që është në spital.
"Me sytë drejt të ardhmes e në vijim të “rihapjes socio-ekonomike” të vendit…jeta e sotme nuk ka vetëm momente “të Distancimit Social” por ajo ka edhe momente “të Rishoqërizmit”….ndonëse gjendemi për çdo ditë në vijën e “zjarrit” të sfidës me Covid-19, i krijojmë vetes mundësinë për pak minuta shplodhjeje e bisedë mes kolegësh e miqsh “të pa ngarkuar si zakonisht me veshjet mbrojtëse”, të cilat janë të domosdoshme për mbrojtjen tonë nga infektimi me Sars-Cov2/Covid-19, përgjatë vizitave dhe manipulimeve me të sëmurët tanë….", ka shkruar Kalo bashkangjitur fotove.
Ai ka theksuar se janë disa momente 'Rishoqërizmi',që përjetohen gëzueshëm e plot dëshirë me kolegët.
"Është tipar i kulturës qytetare që ata bartin e përfaqësojnë, si dhe i respektit për kontributin e mbarë mjekëve, infermierëve, farmacistëve, imazheristëve, laboranteve, sanitareve, shoferëve, barrelmbajtësve, punonjësve të rendit, etj., për t’u shërbyer në kohë e sa më mirë të prekurve nga kjo sëmundje, shpesh dhe jetëmarrëse….momente të tilla “të Rishoqërizmit”, përjetohen po aq gëzueshëm e me plot dëshirë edhe para një kafeje me Farmacistet, Administratoren e Teknicienët tanë të Imazherisë….për asnjë çast, ne nuk harrojmë se jemi këtu, për t'ju ndihmuar në përballjen tuaj jo të lehtë me këtë “flamë mbarëbotërore”….bashkëqytetarë, vijoni të bëni kujdes për shëndetin tuaj…Ju lutem na dëgjoni dhe zbatoni pa asnjë hezitim këshillat tona…ju duam ndaj edhe ju duhet të mirë vlersoni vështirësitë dhe sakrificat tona....së bashku ne do ja dalim mbanë!!!", ka shkruar mjeku.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në Lushnje/ Humb jetën fëmija 6-vjeç, pësoi arrest kardiak sapo hyri në ambulancë të transportohej për në Tiranë
26 Janar, 11:57
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Hiqet tumori epidural te një paciente 24-vjeçare, realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë në QSUT
20 Janar, 11:46
-
Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të ri të Kardiokirurgjisë në QSUT: Gati për shërbime të cilësisë më të lartë dhe me teknologji të avancuar! (VIDEO)
19 Janar, 20:47
-
Portokalopita, ëmbëlsirë greke
17 Janar, 13:31
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17
-
Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit
16 Janar, 17:48
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
I hoqën tumorin në kokë përmes vetullës, mjeku flet për ndërhyrjen e rrallë në QSUT: Ndihmon në rikuperimin e shpejtë dhe pa dhimbje
9 Janar, 12:34
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak
9 Janar, 12:13