Miriam-Albanit: Mbrëmë e kuptova
dashurine e publikut për ty

TIRANE-Mbrëmjen e 1 qershorit Alban Skënderaj mbajti koncertin e tij recital “Tingujt e ditarit tim” në Prishtinë, ku Miriam Cani e ka shoqëruar nga afër.

Ajo i ka kushtuar një mesazh të gjatë, pas koncertit, e mbushur me ndjesitë e asaj ngjarjeje artistike.

Nuk i është drejtuar si partnere, por si një spektatore që ka parë nga afër dhe ka ndier dashurinë e publikut për artistin në skenë. Sigurisht, Miriamit, ndryshe nga spektatorët e zakonshëm, i është mbushur zemra prej kësaj dashurie që ka rrethuar partnerin e saj dhe siç ndodh në dashuritë e pastra, është ndier ndoshta më e lumtur sesa Albani vetë për këtë.

Mbreme kuptova dhe njehere qe dashuria e paster dhe e sinqerte e publikut per ty eshte ajo qe ben diferencen e vertete! Mijera veta priten me ore te tera ne shi dhe kenduan cdo fjale nga kenga e para tek e fundit. Kam pare femije nga mosha 3 vjec deri tek te moshuar duke brohoritur emrin tend. Mijera veta qendronin mbrapa skene pa mundesine per te pare por duke kenduar me gjithe shpirt deri ne tingullin e fundit te ketij koncerti. Do me mbetet ne kujtese edhe nje vajze sviceriane tek te tridhjetat e cila kishte udhetuar nga Gjeneva enkas per te pare koncertin dhe kishte mesuar nder vite Shqip midis kengeve te tua. Kendonte cdo fjale e germe ne perfeksion. Jam e lumtur per ty sa fjalet nuk mjaftojne. Zoti te dhente gjithmone ate qe shpirti dhe arti yt i vertete meriton”, shkruan Miriami.

alban skenderaj
(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse

Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse