Skuadra kombëtare e Shqipërisë në futboll është grumbulluar për ndeshjen e radhës kundër Çekisë. Mirlind Daku, sulmuesi kuqezi ka pasur një vizitore speciale në grumbullim, duke bërë që atmofera para ndeshjes të ndizet.

Sulmuesin nga Gjilani e ka vizituar bashkëshortja e heroit të Kosovës dhe njëherazi komandantit legjendar të UÇK-së, Agim Ramadani. Daku, në golin e shënuar kundër Polonisë një muaj më parë ia dedikoi golin "Katanës", nofkë me të cilin thirrej Agim Ramadani gjatë luftës.

Tatuazhi i gdhendur në trupin e Daku-t bëri xhiron e medieve, me Shukrijen që ka takuar futbollistin. Një premtim i mbajtur nga të dy, që vjen vetëm dy ditë para ndeshjes kundër Çekisë.

“Takim i këndshëm me Mirlind Dakun dhe sportistët që na bëjnë krenarë ! Në kombëtare nuk ka kufinj ,aty kemi Shqipërinë etnike! Ju lumtë djema,ju priftë e mbara e suksesi”, ka shkruar Shukrije Ramadani në rrjetin social Facebook.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Maj, 22:41

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?