Mirupafshim "X Factor", së
shpejti "Your Face Sound Familiar"
Talent Show "X Factor Albania" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant.
Talent Show "X Factor" siç duket e ka përmbushur misionin, pasi hapsirën e tij televizive pritet ta zërë një tjetër format po aq interesant. "Your Face Sound Familiar" është gjithashtu formulë e gjigandit “Endemol”, që ka rezultuar e suksesshme në më shumë se 60 vende në mbarë botën.
Producentja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu do të kujdesen edhe këtë herë për të sjellë këtë risi në ekranet shqiptare.
Ky talent show ka filluar për herë të parë në Spanjë dhe ka protagonistë personazhe të njohur të botës së spektaklit (aktorë, këngëtarë, personalitete televizive, sportistë etj.), të cilët do të prezantojnë para një jurie profesioniste performanca të yjeve të ndryshme të muzikës.
Duke “u maskuar” si këngëtarë të njohur, ata do të përpiqen jo vetëm të këndojnë si ata, por edhe të përshtaten në fizik, në moshë dhe në gjini. Këtu qëndron edhe e bukura e kësaj gare, e cila në qendër do të ketë një juri profesioniste që nuk do t’i vlerësojë artistët vetëm për mënyrën e të kënduarit, por edhe për interpretimin skenik.
Pas disa fazave përzgjedhëse, në fund do të shpallet edhe fituesi, i cili të gjitha të ardhurat nga çmimi do t’i dorëzojë për bamirësi. Spektakli do të nisë transmetimet në Tv Klan në muajin janar. Ndërkohë ende nuk bëhen të ditur emrat që do të jenë pjesë e jurisë profesioniste apo artistët pjesëmarrës.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
169/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
68.9%
-
Jo
24.3%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 1853
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Artur Ajazi: Edi Rama dhe BE-ja
15 Tetor, 23:00
-
Spahiu: Berisha 3 vjet që rithemelon partinë, por nuk lejon as 3 figura të reja në PD
15 Tetor, 22:53
-
Liga e Kombeve/ Kosova tre fitore radhazi, mposht 3-0 Qipron në ‘Fadil Vokrri’! Spanja i tregon vendin Serbisë, Zvicra e Kroacia e bëjnë dramë
15 Tetor, 22:44
-
PD dogji karriget e Kuvendit, Koçi në ‘Repolitix’ Krim i organizuar, duan qeveri teknike që bandat elektorale të kenë liri! Kthupi: Kompromis Rama-Berisha
15 Tetor, 22:35
-
Pas hetimeve nga SPAK dhe dënimeve nga drejtësia! 21 deputetë humbën dhe dorëzuan mandatin, 3 të tjerë në proces (Emrat)
15 Tetor, 22:27
-
Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale
15 Tetor, 22:10
-
Raporti i Eurostat për varfërinë, reagon Gazment Bardhi: Pasojë e 12 vite keqqeverisje
15 Tetor, 22:05
-
Spahiu: Partitë nacionaliste që po forcohen janë kundër zgjerimit të BE-së dhe Shqipërisë
15 Tetor, 21:54
-
Tiranë/ Gardisti qëlloi veten me plumb në kokë me armën e shërbimit, ndërron jetë te Trauma! Vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj (EMRI + FOTO)
15 Tetor, 21:52
-
Ndeshjet kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë në shtator, UEFA gjobit me 41 250 euro FSHF për incidentet e shkaktuara nga tifozët
15 Tetor, 21:47
-
Spahiu: Shqipërinë e largoi rebelimi armatosur i 1997 tre dekada nga anëtarësimi në Bashkimin Europian
15 Tetor, 21:41
-
Spahiu ironizon Ramën: Nëse BE na ka poshtëruar tre herë, Shqipëria ka poshtëruar 30 herë veten
15 Tetor, 21:37