Mirush Kabashi performon me
tre muzikantë holandezë në TOB

Mirush Kabashi performon me<br />tre muzikantë holandezë në TOB
Aktori i njohur Mirush kabashi ka performuar një monolog poetik së bashku me tre pianistë holandezë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Aktori i njohur e dha këtë performancë me rastin e përfundimit të Presidencës së Holandës në Bashkimin Europian.

Zëri i veçantë i aktorit Mirush Kabashi gjatë interpretimit të një monologu poetik është bashkuar me këngët timbrike të muzikës moderne holandeze.

Përmes këtyre performancave emocionuese është mbajtur kjo mbrëmje e veçantë xhazi në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.

Performanca e titulluar “Mirush Kabashi (monolog) dhe Canto Ostinato meets JAZZ” është realizuar me interpretimet e tre pianistëve holandezë Jeroen van Veen, Sandra van Veen, Mike del Ferro.
 
 Aktiviteti u organizua me rastin e përfundimit të Presidencës së Holandës në Bashkimin Europian. Mirush Kabashi aktori shqiptar i më shumë se 100 roleve është përzgjedhur nga vet ambasada holandeze që të jetë pjesë e këtij takimi artistik.
 
Kabashi cilësohet si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ngjyra e veçantë e zërit dhe emocionet që i jep fjalës poetike gjatë interpretimit krijuan harmoni mes tingujve të pianos dhe oshëtimës timbrike të xhazit. 

mirush kabashi me muzikantet hollandez
mirush kabashi me muzikantet hollandez
mirush kabashi me muzikantet hollandez
mirush kabashi me muzikantet hollandez
mirush kabashi me muzikantet hollandez
 Foto..

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

‘Çmendet’ moti në Europë, stuhitë godasin veriun e Italisë dhe Gjermanisë! Gjendje alarmi në 12 rajone të Francës

‘Çmendet’ moti në Europë, stuhitë godasin veriun e Italisë dhe Gjermanisë! Gjendje alarmi në 12 rajone të Francës