Aktori i njohur Mirush Kabashi do të interpretojë më 8 tetor në Gjenevë të Zvicrës monodramën “Apologjia e vërtetë e Sokratit”.
Shfaqja do të jetë në Theatre Salle Centrale Madeleine, ditën e shtunë në orën 20.00.
Interpretimi i “Apologjisë së Sokratit” shkruar nga autori grek Kostas Varnalis, e ka bërë të njohur aktorin shqiptar në të gjithë Ballkanin e më gjerë. Me këtë shfaqje Mirush Kabashi është prezantuar në skena botërore dhe kudo ku ka shkuar është vlerësuar edhe me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.
Një nga çmimet më prestigjioze është “Sfinksi i Artë”, që e fitoi në vitin 2007 në Kajro. Monodrama do të luhet në gjuhën shqipe, por do të shoqërohet edhe me përkthim në frëngjisht. Shfaqjen e Kabashit e ka mundësuar Komuniteti Shqiptar i Gjenevës.
Aktori i mirënjohur shqiptar Mirush Kabashi ka lënë gjurmë me rolet e tij në një mori dramash dhe filmash artistikë, por një galerinë e personazheve Sokrati zë një vend kryesor.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com