Mirush Kabashi ka entuziazmuar publikun e Gjenevës mbrëmjen e 8 shtatorit në “THEÂTRE DE LA MADELEINE” të Gjenevës me monodramën “Apologjia e Vërtetë e Sokratit” të autorit grek Kostas Varnalis.
Mjeshtëria e tij e rrallë në interpretim ka bërë që për më shumë se një orë publiku të qëndrojë me sy e vesh të përqendruar nga aktori. I veshur me mantelin e grisur dhe parukën me flokë e mjekër të gjatë, me fjalën e tij të pastër në gjuhën shqipe, që pasohej nga titrat në gjuhën frënge, Kabashi ringjall Sokratin e lashtë.
Kabashi prek suksesin në mënyrë të përsëritur, edhe pse ka mbërritur në shfaqjen e 160 të kësaj vepre. Që nga premiera e 2007-s, kur u nderua edhe me sfinksin e artë në festivalin ndërkombëtar të Kajros, Kabashi performon sikur të shfaqet për herë të parë.
Sekretin e suksesit e zbulojmë në intervistën me Mirush Kabashin pas kthimit nga Gjeneva. Publiku ngrihet në këmbë duke duartrokitur. Kabashit i jepen tufa lulesh nga nxënës e studentë mërgimtarë. Aktrimin e Kabashit e përshkruan me emocion edhe këngëtarja e regjisorja Mira Bregu, drejtuese artistike e kësaj mbrëmjeje.
Kurse 92-vjeçari Astrit Leka, poliglot dhe veprimtar i çështjes kombëtare, e ka krahasuar aktorin Kabashi me aktorin e madh Aleksandër Moisiu.
[gallery]19053[/gallery]
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO