Mish qengji në tavë me perime dhe bimë aromatike

Përbërësit:

  • 2 kg mish qengji
  • 2 qepë mesatare
  • 4 thelpinj hudhër
  • 3 speca të vegjël
  • 4 patate
  • 50 g gjalpë pa kripë
  • 1/4 filxhani verë e bardhë
  • 1/3 filxhani vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle mustardë
  • 150 gr djathë sipas dëshirës
  • Kripë, piper i zi, rigon
  • Trumzë, rozmarinë e freskët

Përgatitja:

Shtrojeni një tavë të madhe me letër pjekjeje, në mënyrë që të gjitha përbërësit të vendosen në një shtresë. Vendoseni mishin e qengjit në një enë, spërkateni me pak nga vera dhe masazhojeni lehtë që ta përthithë. Shtoni kripë dhe piper. Në një enë të madhe përzieni vajin e ullirit, pjesën tjetër të verës, mustardën, bimët aromatike, kripën dhe piperin. Shtoni patatet dhe perimet në këtë përzierje dhe trazojini mirë që të lyhen nga të gjitha anët. Shtroni perimet në tavë dhe sipër vendosni copat e mishit. Shpërndani në sipërfaqe copëzat e gjalpit. Mbulojeni tavën me letër pjekjeje të lagur dhe mbylleni mirë anash, që avulli të mbetet brenda gjatë pjekjes. Ngrohni furrën paraprakisht në 200°C me nxehtësi sipër-poshtë. Vendoseni tavën në shinën e poshtme të furrës dhe ulni temperaturën në 170°C. Piqeni për rreth 2 orë pa e hapur furrën. Më pas hiqni letrën, shtoni copat e djathit dhe rrisni temperaturën në 200°C. Vazhdoni pjekjen edhe për rreth 25 minuta, derisa mishi të marrë ngjyrë të bukur dhe lëngjet të jenë përthithur pothuajse plotësisht.