Mishi nga Brazili, në Shqipëri u
sollën 6 mijë ton pula e gjedhë

Nga janari deri në shtatorin e vitit të shkuar kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 250 ngarkesa me produkte mishi nga Brazili.

Report TV ka zbardhur zhdoganimet e kryera gjatë kësaj periudhe në pikat doganore shqiptare, nga të cilat rezulton se sasia totale e produkteve të mishit të importuar nga ky vend i kalon 6 mijë tonët.

142 prej ngarkesave, ose 3,500 tonë, përbëhen nga produkte pule të ngrira, që nisin nga pjesët e pulës, te filetot deri te pulat e plotë. 

Rreth 100 ngarkesa, ose 2,500 tonë, rezultojnë me kofshë apo shpatulla derri. Pjesa tjetër, rreth 144 tonë, përbehet nga kofshë, bërxolla apo fileto gjedhësh e viçash.

Shuma totale e zhdoganimit të këtyre 6 mijë tonëve produkteve mishi rezulton përafërsisht 10 milionë dollarë. 

Shifër që shpjegon edhe pse tregtarët shqiptarë parapëlqejnë çmimet mjaft të ulëta që propozon ky treg.

Pulat e gjedhët tregohen me çmim të ulët
Vlera e zhdoganimit të një kilogram pule nga Brazili rezulton afërsisht 195 lekë kilogrami, ndërkohë që në tregun shqiptar të pakicës shitet me rreth 300 lekë për kilogram. Diçka më shtrenjtë zhdoganohen filetot e pulës, afërsisht 197 lekë kilogrami, por që në tregun e pakicës shiten me rreth 450 lekë.

Një kilogram mish derri i sjellë nga Brazili kushton rreth 250 lekë, ndërkohë që në tregun e pakicës shitet mesatarisht 600 lekë kilogrami. Një kilogram mish gjedhi kushton në Shqipëri afërsisht 900 lekë kilogrami, ndërkohë që tregtarët e shumicës e zhdoganojnë me rreth 310 lekë kilogrami.

Në vitin 2016 Shqipëria ka importuar nga Brazili në total rreth 9700 tonë produkte mishi. Pas shpërthimit të skandalit të eksporteve të mishit, nga Brazili Autoritetit kombëtar i Ushqimit tha se nga nëntori i vitit të shkuar deri në mars të këtij viti, janë futur ne vendin tone vetëm produktet mish pule dhe mish
derri. Ndërsa rezulton që edhe produktet e pulës janë pjesë e hetimit në Brazil dhe janë konsideruar të rrezikshme për konsum. 
Kompanitë “Frigo Alba” dhe “AMG” kanë qenë ma aktivet në importin e mishit nga Brazili për periudhën janar-shtator 2016. Ndërkohë që një numër të konsiderueshëm zhdoganimesh kanë kryer edhe kompanitë “Universal Frigo” dhe “Frigo-Food”.

10 mln dollarë nga importet me Brazilin
Shqipëria tregon nga Brazili rreth 10 milionë dollarë në vit produkte mishi. 

Të paktën kjo ëshfë shifra zyrtare e zhdoganimeve gjatë vitit 2016. 

Shifër që shpjegon edhe pse tregtarët shqiptarë parapëlqejne çmimet mjaft të ulta që propozon ky treg.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit

‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit