Misioni i ODIHR mbërrin sot në
Tiranë, raporti i parë për listat
Ekipi monitorues i ODIHR i cili udhëhiqet nga Conny B. McCormack (foto) mbërrin sot në Tiranë. Ekipi përbëhet nga 15 ekspertë. Detyra e parë e tyre do të jetë mbikëqyrja e fushatës elektorale, analizimi i listave dhe monitorimin e medias.
TIRANE - Ekipi monitorues i ODIHR, i cili udhëhiqet nga Conny B. McCormack mbërrin sot në Tiranë. Ekipi përbëhet nga 15 ekspertë të cilët vijnë nga 14 shtete anëtare të
OSBE-së, si dhe 30 vëzhgues afatgjatë. Detyra e parë e tyre do të jetë mbikëqyrja e fushatës elektorale, analizimi i listave të përpiluara për zgjedhjet si dhe zbatimi i legjislacionit dhe monitorimin e medias.
Më 11 maj në faqen zyrtare ODIHR publoi axhendën e ekipit të përbashket të vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it dhe asambalesë parlamentare të OSBE-së që do të ndjekin nga afër zgjedhjet e 23 qershorit. Axhenda eshte shpalosur ne faqen zyrtare te ODIHR.
15 maji, (të mërkurën) do të mbajnë konferencën e parë të shtypit të këtij ekipi monitories i cili kryesohet nga amerikane Conny B. McCormack.
Ekspertja amerikane, Conny B. McCormack, njihet për angazhimin mbi 25-vjeçar dhe ka spikatur ne çështjen e regjistrimit dhe verifikimin e votuesve.
Sipas axhendës zyrtare, një ditë pas zgjedhjeve te përgjithshme parlamentare në vend, pra me 24 qershor, parashikohet një tjetër konferencë shtypi në të cilën do të bëhen publike të dhënat dhe përfundimet paraprake nga procesi zgjedhor, ndërsa raporti perfundimtar do të publikohet 8 javë pas tyre.
Sakaq, përfaqësuesi i Ekipi të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, është parlamentari slloven Roberto Battelli, i cili njihet si miku i ngushtë i koordinatorit Volfgang Grosruck, mbështetes i Partisë Demokratike. Battelli, në një takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli më 22 shkurt të vitit 2010, rikonfirmoi deklaratën e mbajtur pas zgjedhjeve të vitit 2009 nga koordinatori special i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Grossruck. Duket se ky qëndrim i njëjte, konfirmon në një farë mënyre lidhjet e ngushta mes tyre, ndersa dyshohet se emerimi ne krye te vezhguesve te 23 qershorit i Battelli-t është bërë nën ndikimin e fortë të Grossruck.
Battelli, është paracaktuar edhe si personi që do të paraqesë raportin paraprak me vlerësimin për zgjedhjet, në datën 24 qershor, ndërsa pritet që të shkaktojë në radhët e opozitës jo pak polemika për besueshmerinë dhe rolin e tij si vëzhgues dhe hartues i këtij raporti.
Axhenda e vëzhguesve ndërkombëtare
• 15 Maj: Nisja e Konferencës së shtypit
• 21 Maj: Shpërndarja e vëzhguesve afatgjtaë
• 19 Qershor: Mbërritja e vëzhguesve afat shkurtër
• 20 Qershor: Udhëzime për vëzhguesit afat shkurtër
• 21 Qershor: Shpërndarja e vëzhguesve afat shkurtër
• 23 Qershor: Dita e Zgjedhjeve
• 24 Qershor: Konferencë Shtypi mbi të dhënat paraprake dhe përfundimet
• 27 Qershor: Nisja e e vëzhguesve afat shkurtër
• 5 Korrik: Nisja e e vëzhguesve afatgjtaë
• 9 Korrik: Nisja e grupit qëndror
FAQJA ZYRTARE E OSBE-ODIHR
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3564
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor 2024, 20:11
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor 2024, 10:29
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18