Misioni i ushtrisë amerikane në Siri me afat të pacaktuar

Misioni i ushtrisë amerikane në Siri me afat të pacaktuar

Shtëpia e Bardhë tha se misioni i ushtrisë amerikane në Siri po shkon kah një "fund i shpejtë", por nuk shpalli ndonjë afat kohor për tërheqjen e plotë të trupave.

Përmes një deklarate, ajo tha se grupi militant Shteti Islamik është pothuajse tërësisht i shkatërruar dhe se SHBA-ja do të konsultojë aleatët e saj lidhur me planet e ardhshme.

Presidenti Donald Trump ka deklaruar javën e kaluar se SHBA "do të tërhiqet nga Siria shumë shpejt".

Por, raportohet se këshilltarët e kanë bindur atë se mund të rrezikojë ringjalljen xhihadiste.

Një zyrtar i lartë amerikan i tha televizionit NBC se presidenti është pajtuar në një takim të martën që t'i mbajë trupat në Siri për një periudhë të pacaktuar, edhe pse nuk është shprehur i kënaqur me këtë vendim, përcjell REL.

"Presidenti e ka bërë të qartë pakënaqësinë e tij për çdo lloj pranie afatgjate në Siri", tha zyrtari.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 2,000 trupa në lindje të Sirisë, që mbështesin aleancën e milicive kurde dhe arabe, të quajtur Forcat Demokratike Siriane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat