“Kjo s’ka të bëjë fare me vendet e NATO-s, Rusia është anëtare e OSBE dhe duke u bazuar në këto veprimtari, Shqipëria e Rusia kryejnë veprimtari të armë kontrollit në vendet respektive. Vendet kanë nënshkruar një konventë të armëve të kontrollit dhe kjo është një procedurë rutinë që bëhet çdo vit, misioni i tyre përfundon në datën 30. Zonat e ndërhyrjes së tyre është e mirëpërcaktuar. Ky inspektim nuk cnëon ansjë informacion sekret të ushtrisë, përfshi këtu edhe të NATO-s’ tha Kodheli.
(Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli)
Këto deklarata Kodheli i bëri në një konferencë shtypi që bëri në krah të ministrit britanik të Mbrojtjes Michael Fallon.
Ndërkohë nga ana e tij Fallon theksoi se NATO dhe Shqipëria mbeten të angazhuar për luftën kundra terrorizmit.
“Dua të shpreh përforcimin e marrëdhënieve mes vendeve të aleancës. Duke iu referuar demokracive parlamentare dhe vendeve tona duhet të adresojnë kërcënime të përbashkëta si terrorizmi, korrupsioni ndaj duhet të thellojmë bashkëpunimin tonë. Në bashkëpunim me BE për përballimin e kërcënimeve. Britania ka qëndrim se krijimi i një force tjetër që mund të dublikojë ushtrinë e NATO-s nuk është domsodoshmëri por jemi në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate europiane për tu përballur me kërcënimet e ndryshme që i kanosen vendeve ‘ tha ai.
(Ministri britanik i Mbrojtjes Michael Fallon)
Vizita e Fallon në Shqipëri përkon dhe me stërvitjen e përbashkët të trupave aleate përfshi ato Britanike me programin “Joint Effort 16” që po zhvillohet në disa rajone të Shqipërisë prej 5 ditëve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)