Fiorenza Lekstakaj, 18 vjeç, lindur në Firenze në 3 gusht 1995, me prindër shqiptarë, është transferuar në Empoli që në moshë të vogël.
Tashmë, që është në moshë madhore, vajza ka arritur të realizojë ëndrrën e saj për të marrë nënshtetësinë italiane.

Një tjetër ëndërr, po aq e rëndësishme, për të qënë mbretëresha e bukurisë shqiptare, ajo e kishte realizuar verën e kaluar duke fituar "Miss Albania" në Shqipëri.
Së bashku me konfirmimin e nënshtetësisë, asaj iu dhurua gjithashtu edhe një kopje e kushtetutës.
“Nuk e harroj kurrë origjinën time shqiptare”, shprehet Fiorenza , “Por në Itali kam lindur,jam rritur dhe studioj. Në Shqipëri nuk do të kisha pasur të njëjtat mundësi”.
os/shqiptarja.com
