Miss Kosova 2012, Diana Avdiu është shpallur në netët parapërgatitore si më fotozhenikja nga 89 pjesëmarrëset në kompeticionin “Miss Universe” .

Ky çmim pritet t’i dorëzohet bukuroshes më 19 dhjetor në finalen e këtij konkursi bukurie.

19-vjeçarja e lindur në Mitrovicë ka nisur rrugën e modelimit në moshën 15-vjeçare. Ajo jeton së bashku me prindërit e saj dhe vëllain e vogël.

Diana është shprehur se interesat e saj përfshijnë modelimin, leximin, etj.

Miss Kosova 2012 vazhdon studimet në Universitetin e Arteve me shpresën për t’u bërë një regjisore e suksesshme e filmave dramatik dhe horror.

(xh.k/shqiptarja.com)