Mister mbi vdekjen e kreut të
Agjencisë së Privatizimeve

Mister mbi vdekjen e kreut të <br />Agjencisë së Privatizimeve
Vrasje apo vetëvrasje? Kjo është dilema që ka përfshirë policinë e Kosovës në lidhje me vdekjen e Dino Asanajt, Shefi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Sipas policisë në zyrën e të ndjerit është gjetur një letër në të cilën thuhet:

“Remzi Ejupi, gazeta ‘Zëri’ dhe Abdurrahman Konjufca ma kanë shkatërruar jetën dhe familjen time dhe unë vendosa ta zbatoj ligjin duke vepruar kështu” Megjithatë letra, nuk e përjashton as vrasjen, as inskenimin e vetëvrasjes.

Policia ka gjetur në tavolinën e punës së tij një pako cigaresh, telefonat si dhe letra e stilolapsi”, kanë bëtë ditur burime te policisë së Kosovës. Gjithnjë sipas tij, me këto prova dhe të tjera të mbledhura mund të zbulohet vrasja apo vetëvrasja e mundshme.

Ndërkaq policia ka fiksuar provat në vendin e ngjarjes, ndërsa letra do të dërgohet për ekspertizë grafologjike për të vërtetuar nëse shkrimi dhe nënshkrimi kanë autor Dino Asanajn apo dikë tjetër.

Mediat kosovare theksojnë se varianti i vetëvrasjet mund të hidhet poshtë shumë shpejt meqë ekzaminimi i parë ka treguar se i ndjeri ka disa goditje me thikë ne trup.

Përmbajtja e letrës së gjetur në zyrën e Asanajt flet për Remzi Ejupin dhe Abdurrahman Konjufcën, të cilët e kanë akuzuar të ndjerin se u ka kërkuar para. Ejupi e ka akuzuar atë se i ka kërkuar mbi 4 milion për t’i dhënë hotelin “Grand”, ndërsa Konjufca e ka akuzuar se i ka kërkuar para për një fermë në Lipjan.
“Mbeta i habitur, për të mos thënë i shokuar me disa nga shkrimet ku trajtoheshin pretendimet kundër emrit tim”, shkruante i ndjeri në letrën e fundit që ua kishte dërguar mediave.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë