Vdekja misterioze e 91 vjeçarit në Vlorë, banorët: Ishte burrë i mirë, u habitëm kur e morëm vesh

VLORË- Seri Petanaj u gjet i vdekur në banjën e banesës së tij ditën e djeshme, pasi ishte qëlluar me thikë. Sipas policisë, shkaku i vrasjes mund të jetë grabitja në banesën e 91 vjeçarit dhe rezistenca e këtij të fundit.

Sipas grupit hetimor dyshohet se personat qe mund të kenë qëlluar 91 vjeçarin, mund të jenë persona të cilët mund të kenë probleme me lëndën narkotike dhe i ka shtyrë këta të fundit që të vjedhin për të blerë drogë.

Policia është duke parë dhe disa kamera sigurie në lagjen përreth nëse autorët mund të jenë filmuar natën e krimit.

Sipas fqinjëve Seeri Petanaj ishte një njeri i qetë dhe pa problematika. Banorët shprehen se nuk e dinë se pse çfarë mund t'i ketë shtyrë autorët që të vrasin 91 vjeçarin.

"Njeriu më i mirë që ka ekzistuar. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Nuk ka pasur asnjë konflikt. Ka qenë njeri i mirë, i folur nga njerëzit", thotë një nga banorët.

Për banorët nuk është e konceptueshme vrasja e 91 vjeçarit për grabitje, pasi ai ishte një njeri i mirë dhe nuk kishte asnjë konflikt.

"Sot e dëgjova për ngjarjen. Ishte burrë i mirë, njeri i nderuar me djem të mirë. Kur e mora vesh sot u habita. Mirë që e vodhën, por pse e vret. E kishin qëlluar në banjë me thikë", deklaron një banor tjetër.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane