Misteret e zhdukjes së turkut/ Jahti s’u pikas nga radarët, dyshime se Yavuz fiku pajisjen, Mali i Zi: Udhëtonte i vetëm

Autoritetet malazeze i kanë kthyer përgjigje zyrtare autoriteteve të vendit tonë, pas kërkesës që këta të fundit u bënë për intinerarin e jahtit luksoz në pronësi të një biznesmeni turk e që u gjej disa milje afër Shëngjinit.

Nëpërmjet letërporosisë, porti detar i Tivarit në Malin e Zi ka pohuar se shtetasi turk Sevgin Yavuz ishte regjistruar i vetëm në bordin e jahtit më datë 2 Shtator. Ai ka lundruar në drejtim të ujërave neutrale dhe destinacioni ishte Korfuzi, ku është afruar 11 milje në portin e Shëngjinit.

Mjeti u gjet i braktisur nga peshkatarët, por mbetet ende mister zhdukja e shtetasit turk. Burime nga grupi hetimor saktësuan se mister mbetet edhe fakti se lundrimi i kërij mjeti në afërsi të Shëngjinit nuk është diktuar nga radarët policor, çka dyshohet se vetë shtetasi turg mund të ketë fikur pajisjen sinjalizuese.

Për këtë gjë tashmë janë nisur edhe verifikimet nga prokuroria e Lezhës për të parë nëse është ndjekur praktika standard e institucioneve përkatëse, apo pajisja sinjalizuese është fikur me tendencë nga turku Sevgin Yavuz.

Ndërkohë pronari i vërtetë i mjetit, Nedin Akyuz ka sqaruar pozicionin e tij në ketë histori. Ai ka bërë kërkesë sapo është vënë në dijeni të këtij fakti se mjeti ndodhej në territorin shqiptar dhe u ka kërkuar autoriteve marrjen e jahtit, i cili tashmë qëndron i bllokuar si provë materiale.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?