TIRANË - Në vendgrumbullimin e Sharrës, vazhdojnë kërkimet për trupin e Julian Çelës, pas deklarimeve të pedofilit Ardian Prrenjasit se e kishte vrarë dhe për herë të fundit trupin e 11 vjeçarit e kishte parë atje.Kërkimet vazhdojnë që prej ditës së hënë, ndërsa dje u ndërprenë për shkak të shirave. Sot në Sharrë ndodhen dy makina të ushtrisë dhe ekspertë të kriminalistikës.
Dje në një intervistë ekskluzive për "A1Report!", pronarja e qendrës së internetit, ku u pa për herë të fundit Juliani, deklaronte se nuk ka qënë Prrenjasi, njeriu që thirri Julianin, pasditen e 30 nëntorit.
Pronarja e qendrës së internetit, ku u pa për herë të fundit Juliani, deklaronte se nuk ka njohur Prrenjasin atë pasdite, ndërsa hetimet ende vazhdojnë për ngjarjen e cila ka shokuar opinionin publik pas dëshmisë tronditëse të pedofilit 45-vjeçar për vrasjen e 11-vjeçarit, ditën që e rrëmbeu.
Ndërkohë që Ardian Prrenjasi ka pranuar në dëshminë e tij autorësinë e vrasjes së vogëlushit Julian Çela, mbetet i panjohur personi që e thirri pasditen e 30 nëntorit, Julianin, në internet kafenë e lagjes së tij në Laprakë.
Juliani u thirr të dilte nga internet kafeja nga një i rritur dhe prej asaj pasdite u zhduk.
Gjatë një interviste dhënë për televizionin “A1 Report!”, disa ditë pas zhdukjes së Julianit, pronarja e internetit pati deklaruar se kishte parë dikë ta thërriste vogëlushin, por nuk kishte mundur ta identifikonte atë.
Sot pronarja e internet kafesë, znj. Zana, ku Juliani u pa për herë të fundit, deklaroi se përjashton të ketë qenë Ardian Prrenjasi, personi që më 30 nëntor u largua së bashku me Julianin.
“Unë e kam parë në televizor”, -thotë pronarja e internetit gjatë një bisede me gazetarin e televizionit “A1 Report”, -por nuk më ngjan me njeriun që thirri Juljanin”.
Ja biseda e zhvilluar ndërmjet pronares së internet – kafesë me gazetarin e “A1Report!”:
/Shqiptarja.com

Shiu ndërpret kërkimet për trupin e 11-vjeçarit