Misteri i Dronit, e ngritën
shqiptarët apo serbët

Misteri i Dronit, e ngritën<br />shqiptarët apo serbët
Atmosfera në stadiumin e Beogradit mbante era barut shumë orë para se të niste ndeshja Serbi-Shqipëri, por shkëndija që shkaktoi shpërthimin ishte Droni që zbriti në fushë me flamurin e Shqipërisë Etnike me fotografitë e Ismail Qemalit e Isa Boletinit. Autorësia e ideatorit dhe komanduesit që hodhën mjetin fluturues të telekomanduar është misteri i madh i ngjarjes së djeshme, që ka rëndësi jo vetëm kureshtore, por edhe për vendimin e mundshëm të UEFA-s.

Nga informacionet e para që janë mbledhur pistat e mundshme të autorësisë janë tre: 1) e kanë ngritur disa tifozë shqiptarë për të poshtëruar serbët në shtëpinë e tyre. 2) mediat serbe akuzojnë vëllain e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, Olsi Rama, se ishte ai organizatori. 3) e kanë ngritur vetë serbët, më saktë shërbimet setrete, për të acaruar situatën.

Pista shqiptare
Dje në mbrëmje ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale version se Droneri është ngritur nga disa djem shqiptarë nga Shkupi të tifo-grupit “Shvarcerat”. Disa prej tyre janë mburrur në rrjetet sociale se e kanë bërë ata. Madje ata kanë hedhur edhe fotot të flamurit me shkrimin: “Selam prej Shkupit, Shvercerat jo fjalë por vepra”.
Po kështu pista tjetër shqiptare këtë herë është hedhur nga mediat serbe që kanë arritur deri aty sa të akuzojnë vëllain e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, Olsi Ramën.

Gazeta serbe “blic” në faqen e saj on-line në orën 23.00 ka nxjerrë lajmin se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar është arrestuar si organizatori përgjegjës për fluturimin e Dronit. Ky lajm është arsyetuar me argumentin se Droni që të fluturonte duhej të ishte i komanduar nga brenda stadiumit dhe sipas tyre këtë e kishte bërë vëllai i kryeministrit shqiptar nga tribuna VIP. Por, ky lajm u hodh poshtë nga Ministria jonë e Brendshme e cila tha se Olsi Rama nuk është arrestuar dhe po udhëton drejt Shqipërisë.

Pista serbe
Versioni tjetër është që Droni është ngritur nga shërbimet sekrete serbe. Ky version bazohet në faktin se Droneri është një aparaturë me telekomandim, por me distancë jo shumë të largët. Pra ai që e komandonte aparaturën duhej të ishte Brenda në stadium. Një aparaturë e tillë nuk mund t’I shpëtonte kontrollit të forcave të sigurisë serbe që ishin mjaft të përforcuara. Ai mund të futej në stadium vetëm nga dikush që kishte akses të kalonte pa kontrolluar, pra shërbimi sekret.

Arsyeja se pse shërbimet sekrete serbe kanë realizuar këtë provokim është se pas pak ditësh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të bëjë një vizitë zyrtare në Beograd, çka nuk shihet me sy të mirë nga disa qarqe serbe. Provokimi me Dronin me flamurin e Shqipërisë Etnike ishte llogaritur që të sillte trazira dhe dhuunën që vijoi, madje mbase edhe viktima, që fatmirësisht nuk pati, në mënyrë që vizita e Ramës në Beograd të anulohej. 

Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji