Skandali shpërtheu një vit më parë, kur, për herë të parë në shtyp (së pari në “Shqiptarja.com”), zbulohet ekzistenca në Shqipëri e “valixheve”, të përdorura nga shërbimet sekrete për të përgjuar në mënyrë joligjore politikanët, diplomatët, gazetarët, biznesmenët.
Prokuroria provoi të hetojë - pa ia dalë asnjëherë mbanë - për të siguruar prova të ekzistencës efektive të dukurisë. Dyshimet kryesore kanë rënë gjithmonë mbi SHIU-n, shërbimi sekret i ushtrisë, i kontrolluar nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, të cilit edhe ligji i jepte të drejtën e pwrdorimit të aparaturave përgjuese të celularëve.
Por, edhe SHKB e ministrisë së Brendshme të Sali Berishës është shenjuar si autore e përgjimeve të shumta joligjore.
Dëshimtarët okularë kanë treguar për “Shqiptarja.com” se kanë parë me sytë e tyre “spiunë” në veprim. “Spiunimi bëhej nëpër fuoristrada me xhama të errët dhe targa të huaja – rrëfen një dëshimtar – unë vetë e kam parë rastësisht skenën: ishte një ushtarak me uniformë të zezë, që m’u duk si uniformë e Gardës, i ulur në një fuoristradë të zezë me targa të verdha, besoj angleze. Makina ishte ndalur buzë rrugës me motor të fikur: ai ushtarak kishte kufje dhe manovronte me një kompjuter të madh, të cilin e kishte mbështetur në sediljen, pranë asaj ku ishte ulur”.
Ekzistenca e këtyre fuoristradave të zeza misterioze është sinjalizuar edhe në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë që nga viti 2012, por hetuesit kanë pretenduar se “nuk i kanë hasur asnjëherë ato” Nëse policia e kohës ishte e përfshirë në këtë skandal, kjo e bënte shumë të vështirë bashkëpunimin e saj për të zbuluar faktin.
“Valixhet” e famshme të lëvizshme, të përdorura për përgjime, e të shitura në Shqipëri, janë aparatura të quajtura “analizues të spektrit”, të cilat janë të afta të përgjojnë, me rreze qindra metra, gjithë telefonatat e pranishme në zonë, duke spiunuar edhe sms-të e marra dhe dërguara. Falë këtyre aparateve, është e mundur që celularët, që secili prej nesh ka në dorë, të transformohen në spiunë të vërtetë mjedisorw, të cilët përgjojnë dhe transmetojnë bisedat, që bëhen përreth nesh, edhe ato jotelefonike. Mënyra e vetme për t’i evituar është ajo e çaktivizimit të telefonit, duke hequr baterinë.
Prodhuesit e këtij tip aparati janë të detyruar me ligj që t’ua shesin këto produkte ekskluzivisht organizmave shtetërorë, si policia apo shërbimet secrete. Nëse një qytetar kërkon t’i blejë privatisht, nuk mundet.
Shërbimet shqiptare më 2011-2012 patën blerë disa nga këto valixhe model “Engage” me kosto 300.000 dollarë: të tilla, që janë në gjendje të përgjojnë njëkohësisht mbi 30 numra celularë. Por kanë blerë të paktën edhe një valixhe me model mw tw sofistikuar, me vlerë mbi 500 mijë euro, e cila është në gjendje të përgjojë deri në 100 numra telefoni. Një “mostër” e vërtetë spiunazhi, shumë e dobishme nëse vihet në dispozicion të Drejtësisë për të luftuar kriminalitetin apo armiqtë e vendit, por që në Shqipëri dyshohet se është përdorur (e ndoshta përdoret akoma) në mënyrë joligjore për të mbrojtur trafiqet dhe interesat e politikanëve.
Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com