Partia Demokratike dhe një organizatë publike në Rusi kanë të njëjtën logo. Nuk dihet nëse kjo është rastësi, por vihet re se një organizate publike që përfaqëson interesat e bizneseve private ruse, “Business Russia”, e ka logon thuajse të njëjtë me Partinë Demokratike aktualisht, dhe identike me Partinë Demokratike kur kryetar i saj ishte Lulzim Basha.
Organizata “Business Russia”, e përkrahur nga presidenti rus Vladimir Putin për të përmirësuar klimën e biznesit në Rusi, është themeluar në vitin 2001, ku ka marrë edhe logon në fjalë. Partia Demokratike, nga ana tjetër, e mban këtë logo që në vitin 1990 kur u themelua.
Nuk dihet nëse “Business Russia” ia ka vjedhur logon PD-së, apo nëse ka diçka përtej kësaj rastësie të çuditshme, përveçse, i njëjti burim ku grafistët kanë marrë template-in e logos. Pasi në mars 2022 Gjykata njohu Kuvendin e 11 dhjetorit, të thirrur nga Sali Berisha, ky i fundit riktheu logon klasike të PD-së. Vendimi i gjykatës u ankimua nga Enkelejd Alibeaj, por ende nuk është marrë një vendim nga Gjykata e Apelit.

Logoja e PD-së në kohën kur kryetar ishte Lulzim Basha dhe logoja e PD-së e rikthyer nga Sali Berisha
-
Logot jane identike,por duhet marre parasysh alfabeti cirilik.S.d.q.nuk eshte arsye per te krijuar /innuendo/ per rastin ne fjale.
Përgjigju -
Uashingtoni e hodhi Berishën në krahët e Rusisë. Ne e dimë që Persona non Grata i ri do të bëjë të njëjtën gjë. Problemi i vetëm: Berisha nuk është mik i Erdoganit. Erdogan është një grumbullues biletash dhe parash për Putinin. Si do ta gjejë Berisha “krevatin bosh” në Hotel Kremlin?
Përgjigju -
Po çfar rëndësie ka logo rëndësi ka Salhe bajga që është orgjinal spiun. Ish sekretari partis punës [ sumës ] shkatroi Shqiprin e dogji, e vodhi, e degjeneroi, e çkombtarizoi e me një fjal maloku e hariti qêllimin e tij e plotësoi detyrën e padronit Sërb. Pra mos u merni me logon po meruni me hajdut kriminelin malok Salhe Bajgën.
Përgjigju -
E paskeni zbuluar përsëri Amerikën. Pastaj logo e PD-s është e vjeter mëse 32 vite , kurse kjo ruse sa vite ka dhe a mos është ”vjedhur” nga Shqipëra…?!
Përgjigju-
Leri te gezojne udheheqesin ca dite. Ata shyqyrbqe gjeten cik "miell" per kulacin e Rames. Ta mendonin kaq thelle ...do ta kishin kuptuar me kohe e vakt qe servilizmi eshte dicka e peshtire.
-









Komente
Komento