TIRANE - Për të tretën ditë radhazi Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR) në mënyrë të mistershme nuk po funksionon.
Një letër e vendosur tek dera e institucionit, të cilën televizioni A1 REPORT! e ka filmuar, tregon se është prishur serveri për arsye të luhatjes së energjisë elektrike. Kjo është e vetmja përgjigje e kërkesave të shumta të qytetarëve apo bizneseve të cilat duan të kryejnë shërbime në këtë qendër.
Një institucion i rëndësishëm nuk asnjë një back-up që e ka çdo faqe normale interneti?
Pas denoncimeve të qytetarëve në Televizionin A1 REPORT!, ky i fundit ka parë situatën, e cila paraqet një derë të mbyllur dhe asnjë përfaqësues të institucionit për të shpjeguar se kur do të rikthehet shërbimi për qytetarët.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com