TIRANË - Vendi ku të gjitha kompaset pushojnë se punuari dhe ku asnjë mjet transportues nuk kalon pa ndjenjën e frikës, po shkakton shumë spekulime të teoricienëve të komploteve.Trekëndëshi i Bermudeve është njëri nga misteret më të njohura. Në territorin në mes Floridës, Bermudeve dhe Portorikës, kompaset dhe instrumentet e tjera nuk punojnë, kurse anijet, aeroplanët dhe njerëzit, zhduken pa gjurmë. Të paktën kështu thuhet në rrëfimet, të cilave u besojnë shumica e banorëve të planetit tonë, transmeton Telegrafi.
Për të gjitha ngjarjet misterioze ende nuk ka asnjë shpjegim të duhur. Deri sa disa thonë se trekëndëshi i djallit është një portë ndërmjet botëve, të tjerët besojnë se ky është vendi ku fshihen pasardhësit e atlantidëve, jashtëtokësorët, fuqitë e pista ... Skeptikët thonë se asgjë nga këto nuk është e vërtetë dhe se Trekëndëshi i Bermudeve me asgjë nuk dallon nga territoret e tjera në botë. /ATSH/