Misteri i vrasjes së Martin Çeços! Droga, pistë e re hetimi? Avokati i vëllezërve Mollaj: Para se të vdiste, mund të ketë zbuluar një parcelë kanabisi

Misteri i vrasjes së Martin Çeços! Droga, pistë e re hetimi? Avokati i vëllezërve Mollaj: Para se të vdiste, mund të ketë zbuluar një parcelë kanabisi

Martin Çeço

Duket se hije të shumta mban përsëri dosja për vrasjen e të riut Martin Çeço, ku ende ka rrethana të paqarta mbi këtë ngjarje. Edhe pas 8 muajsh, përsëri nuk është arritur të grumbullohen fakte shkencore të plota mbi arrestimin e 4 shtetasve, të cilët dyshohen se mund të kenë qenë pjesë e kësaj vrasje.

Në muajin dhjetor gjykata e Apelit, rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së kushërinjve Mollaj, për sigurimin e provës ndaj shtetases Tina Pajollari, e cila në momentet procedurale ka marrë rolin e bashkëpunëtores në vrasjen e të riut nga fshati Kolanec. Duket se hetimi është ngritur vetëm mbi deklaratat që shpesh kanë qenë kontradiktore, prej të cilave tashmë rezultojnë 4 të arrestuar.

Por, vetëm pak ditë më parë në Prokurorinë e Korçës  janë marrë në pyetje dy shtetas të tjerë të cilët mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. Bëhet fjalë pikërisht për Xhoni Potkën (ish kunatin e Tina Pajollarit) dhe një shtetas tjetër. Edhe më herët këta shtetas janë përmendur në dosjen për vrasjen e Martin çeços, por duket se kanë vërtetuar alibinë se nuk kanë qenë të përfshirë në ngjarje, por së fundmi ata përsëri janë shoqëruar për të dhënë shpjegime shtesë.

Së fundmi del fakti i ri që në Gjykatën e Korçës është kërkuar nga mbrojtja e kushërinjve Mollaj, që prokuroria të hetojë edhe në një pistë tjetër për këtë ngjarje. Sipas mbrojtjes bëhet fjalë për një pistë hetimi e cila është përmendur mediatikisht, e cila është identifikimi i plantacioneve të kanabisit nga viktima, pak ditë më parë se të gjendej i vdekur. Njëkohësisht, është ende e rëndësishme të theksohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë nuk konfirmon se ‘pista e drogës’ po hetohet. Kjo është kërkesë e avokatit të dy të akuzuarve kryesor të ngjarjes ka ardhur, pas momentit që Prokuroria nuk po mundëson ende fakte të reja shkencore.

Faktet e reja

-              Telefoni i viktimës ende nuk është gjetur, për të identifikuar kontaktet e fundit të tij të cilat zbardhin ngjarjen.

-              Gjatë muajit nëntor 2022 rrëzohet kërkesa e Gjykatës së Apelit për sigurim të provës për shtetasen Tina Pajollari.

-              Gjatë muajit dhjetor 2022 merren në pyetje dy shtetas të tjerë për këtë ngjarje, njëri prej tyre Xhoni Potka ose ish kunati i Tina Pajollarit

-              Zyrtarisht në Gjykatën e Korçës është ngritur kërkesa për hetim të vrasjes si shkak identifikimi i plantacionit me canabis nga Martin çeço. Thënë ndryshe vrasje për zhdukje të provave.

-              Mjeti i Valter dhe Edlir Mollaj ka rezultuar pa përmbajtje të ADN-së humane në brendësi.

-              Kamerat e sigurisë përgjatë intinerarit të argumentuar nga deklarata e Tina Pajollari, nuk rezultojnë të kenë konstatuar mjetin e Mollajve.

Si ndodhi vrasja?

Mbrëmjen e 12 qershorit, Valter Mollaj kishte njoftuar kushëririn e tij Edlir Mollaj dhe kishte marrë bariun Blenti Angjo për tu nisur nga fshati Marjan në një destinacion të panjohur. Pasi ata arritën në fshatin Kolanec, morën në vendin e parë të ndjerin dhe u drejtuan drejt rezervuarit 4 km larg fshatit në një terren të vështirë malor. Vetë Valter Mollaj i hodhi litarin në fyt të riut Martin Çeço dhe pasi u sigurua që ai humbi jetën, e hodhi në rezervuar duke lënë pandoflat jashtë, për ta inskenuar si vetëvrasje.

Mbetet mister kush e telefonoi Martin Çeçon, i cili doli nga banesa rreth orës 22:00 për të mos u kthyer më. Autorët e dyshuar Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj nuk kanë pranuar asnjë fakt përpara gjykatës mbi ngjarjen.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive