KORÇË- Martin Çeço, 26-vjeçari që u gjet i pajetë dy ditë më parë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq rezulton se është vrarë. Tre persona e kanë mbytur me litar dhe më pas e kanë hedhur trupin në rezervuar. Prej datës 12 qershor Çeço nuk ishte kthyer në shtëpi, ndërsa pas tre ditësh, pra më datë 15 qershor babai ka bërë denoncimin për zhdukjen e të birit. Autoritetet kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dy ditë më parë, ndërsa pas ekspertizës mjekoligjore është konstatuar se Çeço kishte shenja në fyt.

Në pranga për këtë ngjarje kanë rënë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, ku dy të fundit janë kushërinj. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim. Autorët e dyshuar e kanë marrë Çeçon dhe e kanë çuar në rezervuar, ku më pas e kanë vrarë me litar dhe e hodhën trupin në ujë për ta inskenuar si vetëvrasje.

Shkak i vrasjes dyshohet se është konflikti për të dashurën e Martinit, e cila sipas burimeve për Report Tv bëjnë me dije se ajo është e mitur. Para se të lidhej me Martin Çeçon vajza ka pasur një lidhje me Bleti Angjon, njërin prej vrasësve. Ajo ka treguar gjithçka dhe ka zbardhur ngjarjen.  Autorët e kanë vrarë të riun, e kanë hedhur në rezervuar dhe shapkat e tij i kishin lënë jashtë për të bërë që të dukej si vetvrasje.

1655548835_martineo.jpg

Viktima Martin Çeço 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
Flasin babai dhe motra e njërit prej autorëve të vrasjes së 26-vjeçarit: Punonte çoban, nuk ka pasur lidhje

Babai dhe motra e Bledi Angjos njërit prej autorëve të arrestuar sot për vrasjen e Martin Çeços kanë folur rreth ngjarjes. Bledi Angjo autori i dyshuar i vrasjes sipas hetimeve kishte lidhje me vajzën e mitur që së fundmi ishte lidhur me Martin Çeçon.

Babi i njëri prej autorëve shprehet  se djali i tij ka qenë dhe më parë i shoqëruar në polici pasi ka ngacmuar një vajzë.

"Kam 4 fëmijë,një e kam në Tiranë, Bledi në Korçë,punonte si çoban. Skam folur me Bledin më shumë fliste çupa,jam në dijeni që e kanë arrestuar. Vinte këtu por jo shumë shpesh, ka pasur probleme edhe më përpara me policinë,e kanë marrë njëherë e ngatëruan,u dënua 4 muaj e akuzuan se kishte ngacmuar një çupë. Nuk është i fejuar por ka patur të dashur", tha ai.

Motra e Bledi Angjo thotë se i vëllai i saj nuk ka pasur asnjëherë konflikte dhe nuk di që ai të ketë pasur lidhje. 

"Me vëllain kam dy ditë që kam kontaktuar. Dje i bija tel nuk e hapte. E dëgjova në televizor për arrestimin. Vëllai punonte në Marjanë, çoban vëllai nuk ka pasur konflikte asnjëherë, asnjëherë po të të gënjej të hapet e të futem unë. Nuk e di për vrasjen,nuk i njoh nuk i di. Vëllain e kanë shoqëruar edhe njëherë me pa të drejtë në polici se ky thotë nga frika unë unë unë. Pronari i vëllait e ka emrin Vali, ka 2 muaj që ka shkuar aty si çoban. Mardhëniet me pronarin i kishte shumë të mira, ka ardhur dhe në shtëpinë time, më ka thënë vëllai është shumë i mirë. Me aq sa di unë vëllai nuk ka pasur lidhje. Në fund të Qershorit ka emrin babi dhe i thashë pronarit të ma sillte këtu vëllain se jetonte andej. Unë nuk e di se nga bije fshati Kopanec as vëllai nuk e di", tha ajo.

Ora 15:49
Vrasja e 26 vjeçarit në Maliq, e dashura e tij zbuloi krimin e rëndë! Ishte e lidhur më parë me njërin prej autorëve

1655548867_Sequence03.00000000.Still024.jpg

Vrasjen e 26 vjeçarit në Maliq, i cili u gjet në rezervuar, e zbardhi e dashura e tij! Para se të lidhej me Martin Çeçon vajza ka pasur një lidhje me  Bleti Angjon, njërin prej vrasësve.

Ora 14:59
Vrasja e 26-vjeçarit, motra e përlotur: Nuk ka pasur konflikte, ishte djalë i urtë, punëtor! Xhaxhai: Autorët nuk i njohim, janë nga Peshkëpia

 

Motra e Martin Çeços, e përlotur ka folur për vrasjen e vëllait të saj. Ajo tha se nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë person dhe se ishte një dajë i urtë dhe punëtor.

‘Me aq sa di, unë ka humbur që të dielën. I urtë, punëtor. Bënte dru në fshat dhe i shiste. Nuk i njohim personat. Nuk jam kam idenë se kush janë autorët. Unë rri në Greqi. Jetonte me babain, nuk kishte thënë asgjë në shtëpi. Kishte dalë në 11 të natës. Dje u vumë në dijeni për lidhjen. Prej një muaji ka qenë në lidhje, më shumë se di.’- tha motra, Katerina Ago.

Xhaxhai i tij tha se nuk i njohin autorët, ndërsa pohon se ato janë nga Peshkëpia e Pogradecit. 

‘Ne mbas 4 ditësh e morëm vesh. Na thanë se është mbytur nipi nuk dimë asgjë. Mbas 4 ditësh e gjeti policia. Vetëm e motra dhe i ati. E gjetëm tha dhe e dërguam atje. Sot e morëm vesh se është ekzekutuar. Nuk janë nga fshati, janë nga Peshkopia. Djalë më i urtë nuk kishte.’- u shpreh xhaxhai i tij Ireakli Sokrati.

Po ashtu edhe fqinjët flasin fjalë të mira për djalin.

‘Djali shumë, shumë i mirë. Po bëjmë vite këtu dhe familja shumë e mirë. I ati është në gjendje shumë të rëndë edhe djali donte të mbyste veten mbrëmë. E kemi dërguar në spital të atin. Ka dhe një motër tjetër. Ky djalë nuk prekte një mizë.

Jemi komshinj. Djali nuk ngatërronte njeri. Na ka ardhur shumë keq për të. Këtu jemi po nuk e di. Ai nuk jepte përgjigje me një vajzë këtu në fshat. Nuk e dimë nga ishte kjo vajza. Thonë se ishte nga Goskova. Autorët nuk i njihnim.’- u shprehën fqinjët.

Ora 12:50
Vrasja e 26-vjeçarit në fshatin Kolanec, shkak dyshohet konflikti për një vajzë

 

Shkaku i vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço dyshohet konflikti për një vajzë, e cila sipas burimeve është e mitur. Çeço u mbyt me litar nga tre persona, të cilët më pas hodhën trupin në rezervuar.

Ora 12:41
E mbytën me litar dhe e hodhën në rezervuar, ja kush është viktima

1655548835_martineo.jpg

Martin Çeço është mbytyr me litar nga tre persona, të cilët më pas kanë hedhur trupin në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Report Tv ka siguruar foton e viktimës.