Në hetimet mbi trukimin e të paktën 9 ndeshjeve të serisë A sezonin e kaluar, ka dalë në dritë edhe emri i trajnerit të Juventusit, Antonio Conte që mund të ketë pasoja, nëse do të vërtetohet që ka bashkëpunuar me kriminelët.
Hetimi i bërë publik pak ditë më parë ka sjellë ndalimin e disa futbollistëve ndërsa nën hetim është edhe shqiptari Armand Caca.
"Provo që ti telefonosh Antonio Contes dhe të verifikojmë nëse është "i kontaktueshëm" për ndeshjen Siena-Sassuolo". Ky është transkripti i një bisede të përgjuar që inkriminon Conten. Kjo telefonatë daton në 24 mars 2011: Ai që flet është Antonio Bellavista me njëfarë Raimondo. Ndeshja në fjalë është në listën e atyre të trukuarave.
Ndërkohë karabinierët kanë analizuar llogaritë bankare të dy të ndaluarve, Fabio Giacobbe e Giovanni Carella. Ata u kanë dhënë 6.200 për disa lojtarë në Udinese-Bari, dhe më pas 9.230 Euro Cnë esena-Bari, si dhe 17.150 Euro pas Bologna-Bari. në faktet e fundit përfshihet në trukime edhe Parma.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com