Punonte si roje në varrezat e Cuggionos në Milano, por është gjetur i pajetë. Ngjarja misterioze ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa shqiptari është gjetur pa sjenja jete nga qytetarë të rastësishëm që shkonin në varreza për të kujtuar të afërmit e tyre.
Policia italiane ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes. Sipas dëshmive të mbledhura në vendngjarje, 59-vjeçarin shqiptar e kishin duke punuar në orën 08:00, dy orë para se të gjendjej i vdekur.
Nuk dihet edne nëse vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale apo kemi të bëjmë me një vrasje. Hetimet e mëtejshme dhe ekspertiza mjekologjore pritet të zbulojnë arsyet e vdekjes.

Roja ishte shumë i njohur për banorët e zonës, pasi për vite të tëra kishte punuar në varreza.
Komente

