"Në vijim të informacionit të dhënë më datë 04.09.2016, që bënë fjalë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, më datë 14.09.2016, u ndalua shtetasi në kërkim Laert Haxhiu, vjeç 24, banues në Lushnjë. Neni 242 i Kodit Penal", thuhet në njoftimin e policisë të datës 10 shtator 2016.

(Njoftimi i policisë për arrestimin e Laert Haxhiut)
Mister mbetet fakti sesi është liruar nga burgu Laert Haxhiu, pasi vetëm 11 ditë pas arrestimit, në 25 shtator, ai kryen atentatin ndaj Xhuljo Shkurtit në qendër të qytetit të Lushnjes duke lënë të plagosur atë dhe shokun e tij, Sajmo Xhelili. Për këtë ngjarje, Haxhiu është dënuar në mungesë me 21 vite burg, ndërsa ka qëndruar në arrati prej një viti, deri në atentatin e përsëritur ndaj Shkurtit, me pasojë dy të vdekur, shokë të tij, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Laert Shkurti i ndihmuar nga Orgest Bilbili gabuan shënjestër dhe ekzekutuan dy të rinj të cilët besohet se nuk kanë lidhje me konfliktin mes Shkurtit dhe Haxhiut, përveç faktit që ishin shokë të nipit të Aldo Bares.
Vetë nipi i ish-kapo bandës së Lushnjes Aldo Bare, Xhuljo Shkurti ka deklaruar përpara grupit hetimor se Laert Haxhiu i ka thënë, pasi e ka plagosur në shtator 2016, se nuk do të jetojë gjatë. Atentati i përsëritur një vit më pas ka tronditur qytetin e Lushnjes, pasi dy të rinj u ekzekutuan barbarisht nga plumbat e tre armëve zjarri kallashnikov.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com












