Subjekti privat 4AM, teksa punon për sistemimin e rrugëve ka dëmtuar fidrin F16, duke sjellë për pasojë ndërprerjen e energjisë për një pjesë të zonës Misto Mame, “Pallatet Çabej”,
KMY, etj.
Ky është rasti i dyte i dëmtimit të linjave të OSHEE brenda tre ditëve, duke lëne pa drita banorët si pasojë e punimeve të papërgjegjshme.
OSHEE i bën thirrje firmave private, si palë të përfshira në punë publike, dhe të tjerë subjekte, të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë kushtet teknike.
Komento
Keta firmat e ndertimit te rrugeve duket se ju kane dhene kartabianca te bejne si te duan dhe te mos mbajne as me te voglen pergjegjesi
Përgjigju