Mitet që krijon dhe emeton
gazetaria e gënjeshtërt

Mitet që krijon dhe emeton<br />gazetaria e gënjeshtërt
ATHINE - Në një nga “parimet”e gazetarisë, ose më saktë pseudogazetarisë thuhet: “Aty ku nuk ka lajme, duhet t’i gjejmë ato. Aty ku nuk i gjejmë lajmet, duhet t’i krijojmë, t’i shpikim ato!”

E tillë është situata kohët e fundit me të burgosurit e arratisur nga burgu i Trikallas në Greqi me në krye Marian Kolën, por edhe i rastit të Alket Rizait, i cili jep intervista në shtypin shqiptar më lehtë e më kollaj se të ishte në gjende të lirë.

Në rastin e parë krijohen mite në lidhje me të katër të burgosurit e arratisur që vazhdojnë të jenë në gjende të lirë.

Njëra gazetë shkruan se vodhën një xhip këtu, pastaj vodhën një bankë disa qindra mijëra kilometra larg dhe se pas disa orësh panë një një tjetër cep të Greqisë...

Një tjetër gazetë shkruan se katër shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas janë të armatosur gjer në dhëmbë, me armatim të rëndë, kallashnikovë, granata, bazuka, ndoshta edhe me “topin e Mato Grudës!” dhe se duan të sulmojnë një burg të sigurisë sëlartë në Greqi ku mbaet një tjetër i dënuar, Alket Rizai dhe duan ta çlirojnë atë... Në atë burg, vetëm numri i policëve të shtuar pas tentativës për arratisje të këtijtë fundit është shtuar me mbi 150 policë...

Mendojeni pak: Do të mundin katër vetë të shpërthejnë një burg të sigurisë së lartë?

Një tjetër gazetë shkruan se Marian Kola është stërvitur nga UÇK dhe prandaj nuk e arrestojnë dot policët grekë të stërvitur nga amerikanët dhe britanikët... I bie që Marian Kola të ishte stërvitur në moshën 14 vjeçare nga UÇK për t’u bërë kaq i zoti sa është sot!...

Një tjetër gazetë shkruan dhe tregon fotografinë e një kolibeje dhe me një saktësi të habitshme tregon historinë se si fshiheshin në të, si maskoheshin, si bënin roje, si ecnin, në sa grupe ndaheshin, etj, etj...

Një tjetër gazetë shkruan se katër të burgosurit utakuan me një plakë greke, e cila u tregoi rrugën, bile u dha edhe bukë e ujë...

Kujt? Katër kriminelëve të arratisur, të armatosur gjer në dhëmbë me kallashnikovë, pistoleta, granata? Nuk i pa armët plaka? Apo mos vallë mendoi se ishte ende në epokën e luftës partizane?

Dhe tjetra? 1000 policë ndjekin katër shqiptarët e arratisur... Jo po gjithë ushtria. 1000 policë nuk ka në gjithë zonën në fjalë, si mund të vihen në ndjekje të vetëm katër vetave, më shumë policëse sa sa efektivë ka në gjithë atë zonë?...

Dhe të gjitha këto shkruhen në gazeta emetohen nga shtypi shqiptar dhe “korrespondentët”shqiptarë këtu, në një kohë që polica greke nuk bën asnjë deklaratë në lidhje me këto përralla dimri...

Rasti tjetër i figurës emblematike të krimit shqiptar në Greqi, Alket Rizait, i cil jep e jep intervista të pafundme në mediat shqiptare. Bile edhe live... Komenton bile edhe rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri... U dërgon edhe mesazhe politikanëve..

Një tjetër gazetë greke, spekulative historikisht, shkruan një artikull, sipas të cilit Alket Rizai i kishe dhuruar organizatës “Buzëqeshja e Fëmijës” shumën prej 90.000 eurosh!...

Sa bamirës dhe bujar qenka Rizai... Sa altruist... Ua jep mijërat e eurove fëmijëve të botës dhe jo prindërve e të afërmve të tij që jetojnë në mizerie në Ballsh apo Patos?...

Dhe në fund të fundit unë kam 20 vjet në Greqi që jetoj e punoj me punë të ndershme, bile edhe nga dy e tre punë dhe nuk kam 90.000 euro për të jetuar, jo më për të dhuruar, sado filantrop të jem... dhe si unë me qindra mijëra shqiptarë në Greqi.

Pasi kush i “jep”kaq lehtë paratë, po kaq lehtë i ka nxjerrë dhe, natyrisht, jo ndershmërisht..
Dhe pastaj kush e vërteton këtë fakt? Askush.

Dhe të gjitha këto shkrime të pavërtetuara dhe në thelb spekulative përkthehen fjalë për fjalë nga “korrespondentët” shqiptarë në Greqi dhe emetohen pa asnjë kriter nga mediat, për të cilat ata punojnë...

Dhe natyrisht, me mijëra komente të lexuesve shqiptarë poshtë artikujve, që ngrenë në qiell "heroizmin" e shqiptarëve të arratisur e burgosur e shajnë grekët e poshtër që i ndjekin apo burgosin pa të drejtë shqiptarët engjëj...

Dhe përse duhet amplifikuar lajmi, kur policia nuk ka vërtetuar asnjë reportazh të tillë?

Kush e ka fajin në këtë rast? “Korrespondentët” që ndjekin lajmin e lehtë dhe nuk bëjnë korrespondencat që duhet për jetën politike, ekonomike e sociale të vendit ku janë, apo mediat në Shqipëri.

Le të mos gënjejmë veten. Lajme të tilla janë të gënjeshtërta dhe bëhen vetëm për zhurmë...

Mos vallë ka ardhur koha që mediat shqiptare të jenë më të përmbajtura dhe më të zgjedhura në publikimin e këtyre lajmeve, që asgjë nuk i ofrojnë informimit të vërtetë?...

Dhe në fund të fundit, kur emetohen të tilla lajme le të kihen parasysh disa parime bazë të gazetarisë, të informimit të vërtetë, të ndershëm, real dhe të vërtetuar të lajmeve...

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit